Cinizmi si religjion i Shaqir Fetait

Cinizmi është ëmbëlsirë e shpirtprishurve që e kanë trurin të brumosur me maja e prodhuar nga esenca e gënjeshtrës, e mendjemadhësisë, e shpifjes, e tradhëtisë, e lakmisë dhe prishunisë për pushtet. Prandaj, Allahu Fuqiplotë për këtë kategori njerëzish fytyrëzinjë, thotë: “Atë vend të përjetshëm (xhenetin) ua kemi përcaktuar atyre, që nuk duan, as mendjemadhësi e as ngatërresë në tokë, e përfundimi i këndshëm u takon atyre që i frikësohen Allahut.” (El-Kasas, 83)

Nga Vedat Nuredini

Me gjasë, Shaqir Fetai ka vendosur që ta përjetojë edhe goditjen e pushtetit siç e përjetoi edhe ngritjen dhe instalimin në pozita të cilat as në ëndërr nu guxonte t’i shikonte. Tani, thotë, pushteti (VMRO-VLEN) do të ketë punë me mua, le t’i masim forcat, thotë avdalli!
Do me thënë, ai është fare i vetëdishëm se nuk do të mund të shtyjë asgjë përpara me këtë pushtet për sa i përket avancimit të pozitës së BFI-së në shoqërinë tonë, në rrethana krejtësisht të reja, ai nuk ka plan se si ta shtyjë mëtej axhendën e vet (nëse e ka?!) por, tërë mandatin e vet të vjedhur do ta shfrytëzojë për t’u matur me pushtetin që po vjen!
Ky cinizëm i tij përfundon në dëm të BFI-së dhe mbi kurrizin e këtij Institucioni i cili asnjëherë nuk ka qenë më fatprerë se sa që kur u instalua ky mahluk nga qarqet antishqiptare e antiislaame në krye të BFI-së.
Pra, ky e pret momentin e “viktimizimit” nga pushteti, ngjashëm si Millosheviqi që e priste “viktimizimin” nga NATO në akcion për ta çliruar Kosovën. “Unë isha mirë por kjo u pengoi VMRO-së”, do të shprehet Shaqir Fetai, duke u munduar që vetes t’i shtojë paksa “lagështi patriotike” duke e sulmuar “partinë nacionaliste maqedonase” e duke mos u fërkuar fare me kombëtarizmin e paluhatur të VLEN-it.

Vjedhja e Shaqir Fetait në emër të Medresesë Isa Beu

Janë dy-tre aktivitete të këtyre ditëve që flasin për një panik të Shaqir Fetait, që flasin për një diletantizëm të skajshëm të tij si dhe për një synim të sëmurë të tij për t’u “paketuar” në opinion si “humanist i paepur” e që, në fakt, është një fasadë që ua hedh “virtyteve” të tij prej rrencaku, prej të prishuri, prej të pashpirti, e që, të gjitha këto “virtyte” ia hapin portat e vjedhjes (prandaj flitet se ka krijuar një dinasti të paparë brenda avllisë së vet)!
“Dhuro kurbanin tënd për Medresenë Isa Beu”, është motoja e Shaqir Fetai! A ka më cinizëm se kjo? A ka përpjekje më konkrete për të vjedhur sesa kjo? A ka tallje më plastike me opinionin e gjërë se sa kjo? Shaqir Fetait nuk i ha b… se po tallet, apo se po gënjen, apo se po vjedh, për të e rëndësishme është që ta përfundojë këtë akcion (përfshirë edhe haxhin) me sa më shumë vjedhje. E kërkon kurbanin për Medresenë Isa Beu ndërsa në këtë Medrese nuk “maganizohet” as dhjetë për qind e atij kurbani që jepet nga ana e myslimanëve të vendit! Pesëdhjetë për qind e pjesës së kurbanëve që ngelë jashtë “magazes” së Medresesë, vidhet, shitet, falet në formë ryshfeti, njëzet për qind e pjesës tjetër falet për të “varfër” (pjesëtarë të familjeve të drejtuesve të organeve të BFI-së) dhe, njëzet për qind ndahet në mes vetë drejtuesve të organeve e të sektoreve të BFI-së! Pradaj askush nuk di se sa mish është mbledhur, sa kurbanë janë paguar, sa kanë ardhur nga diaspora, sa janë therrur, sa janë ndalur për Medrese, sa janë shpërndarë nëpër familje të varfëra!
Askush nuk di asgjë! Mungesa e transparencës kriminalizon kurbanin!
Kur jemi te shpërndarja e mishit, edhe sot e kësaj dite kjo shpërndarje nuk është e organizuar, nuk është në standarde që ruan shëndetin, nuk bëhet në kushte për ta shprehur tërë respektin ndaj të varfërit të dinjitetshëm! Mishi, në temperatura të larta, u shpërndahet atyre, ngjashëm siç i hidhet kafshëve të egra në kopshtin zoologjik! Ky është qejfi më i madh i Shaqir Fetait dhe jo transparenca, jo të dihet se sa kurbanë janë tubuar e sa janë paguar, të publikohet broshura me emrat e të gjithë atyreve që kanë dhuruar kurban prej mishit të të cilit ushqehen nxënësit e Medresesë si dhe mijëra të varfër e të mjerë në vendin tonë. Vetëm prej numrit të haxhilerëve që në kuadër të çmimit paguajnë edhe kurban, mjafton mishi për nevojat e medresantëve të cilët janë gjithnjë e më të paktë që po vijojnë mësimin në Medrese.
Strukturat drejtuese të Medresesë një ditë do të përgjigjen edhe penalisht për komoditetin që ia krijojnë Shaqir Fetait për ta vjedhur kurbanin në emër të nxënësve të Medresesë! Saktësisht do të duhet të raportojnë se sa është numri i kurbanëve të dhuruar në emër të Medresesë, ku shkoi ai kurban dhe sa u ndal për nevojat e kësaj shkolle të mesme fetare profesionale.

Aha, po, hurma pas Ramazani!

A ka cinizëm më të madh se të dalësh para opinionit dhe t’ju thuash “o populli im, o delet e mia, ju kam siguruar 25 ton hurma”!
Hurma Arabie, pas Ramazanit, kohë kjo kur sipas një tradite bashkëkohore myslimanët e vendit e konsumojnë hurmen sa për ta çelur iftarin! Pra, hurma as nuk është në kulturën e vendit, as nuk është në menynë e myslimaëve të vendit dhe as nuk është ushqim i përditshëm, i përjavshëm apo i përmuajshëm i tyre! Se si guxon Shaqir Fetai t’i pranojë 25 ton hurma, qoftë kjo edhe dhuratë, për t’ia shpërndarë të varfërve të vendit, këtë mund ta dinë vetëm cinikët e sojit të Shaqir Fetait! Të varfërit tanë, fukarenjtë tanë, nuk e kanë hallin te hurmja, dhe as që u zgjidhë ndonjë problem hurmja që po u vika dhuratë nga “ekselenca” (kështu Shaqir Fetai i thotë Mbretit të Arabisë Saudite dhe, nuk i drejtohet me “Lartmadhnia e tij”) mbreti arab! Këtë fakt e di edhe Shaqir Fetai, është shumë koshient se, vetëm një shpirtcinik skajshmërisht i prishur mund ta shpërndajë hurmën në mesin e familjeve të varfër, të atyre familjeve që vdesin edhe për një medikament më të lirë! Shaqir Fetai nuk do të mund ta shpërndajë këtë “dhuratë”, sepse secili fukara do t’ia japë për koke, e di fare mirë që nuk është “ushqim” jetik për të varfërit tanë, ndaj dhe, ose do ta hedhë, ose do t’ia ofrojë ndonjë kompanie tregëtare për t’i shitur. Është një e vërtetë, sapo të kalojë muaji i Ramazanit, të gjitha kutitë me hurma tërhiqen nga marketet dhe, ose magazinohen ose hidhen (!), kurse, këtë kohë, edhe pas një muaji të Ramazanit, akoma i ke stogjet me hurma nëpër markete myslimanësh! Mos janë këto nga “kontigjenti dhuratë” i Mbretit!
Edhe një gjë? Po pse këtë kontigjent “ndihmash” e pret Shaqir Fetai dhe jo kryetari i OH Hilal? Apo, ai tjetri nuk e ka të zhvilluar cinizmin aq sa e ka Shaqir Fetai. Apo mbase, nuk di se si ta shesë ashtu siç di Shaqir Fetai! Turp! I vrafë buka e skamjes!

A e keni parë se me sa pompozitet e me sa cinizëm flet Shaqir Fetai për përgatitjet për në haxhin 2024! Thotë se Ministri i Haxhit të Arabisë iu paska drejtuar myslimanëve të vendit duke ua bërë me dije se vetëm BFI-ja mund të organizojë haxhin! E në fakt, letra qarkore drejtuar të gjithë haxhilerëve të botës ka të bëjë me vërejtjen që u tërhiqet organizatorëve të umres të cilët, në prag të haxhit, e shfrytëzojnë umren për të dërguar numër të hatashëm të umrexhinjëve, pa i paguar taksat e haxhit, pa i paguar vizat dhe duke shfrytëzuar çmimet e ulta të periudhës së umres. Kështu informohen myslimanët e Kosovës, kështu informohen ata të Shqipërisë, të Malit të Zi, të mbarë botës. Vetëm myslimanët e Maqedonisë së Veriut informohen se organizator i vetëm i haxhit na qenka BFI-ja! Po kështu ka qenë sot e njëmijë vite më parë, edhe atëherë kur Shaqir Fetai i palindur, akoma ka qenë në kikirika të Afrikës!
Dhe, pastaj vazhdon me cinizmin tjetër “Filloi vaksinimi i haxhilerëve nëpër Myftinitë e vendit”! Më përpara ky informacion shpërndahej vetëm si apel deri te myftinitë që ftoheshin t’i organizojnë haxhilerët dhe t’i dërgojnë nëpër qendra shëndetësore ku bëheshin këto vaksina! E Shaqir Fetai thotë se këto vaksina sivjet bëhen nëpër Myftinitë e vendit! Ky edhe rrenë por edhe nuk di të rrejë si duhet! Mundohet i shkreti ta paraqesë si aktivitet, por, nuk di se a do të dalë aktivitet i BFI-së apo i qendrave shëndetësore! Kujt i plasi b… se nisi vaksinimi i haxhilerëve, kur dihet se ky veprim është i detyrueshëm, i domosdoshëm për të gjithë ata që dëshirojnë të shkojnë në haxh dhe se, ky fakt nuk përbën kurrfarë informacioni! Thjesht, është diletantizëm dhe cinizëm brenda injorancës! Është gati identike si të thuash “filloi abdesti për faljen e xhumasë”!

Në kur të vjedhjes te Shaqir Fetai

Një delegacion nga “Myftinia e Barit” paska ardhur në “rijaset” për ta takuar Shaqir Fetain dhe për ta lavdëruar si shembull unikat në rajon për sukseset e njëpasnjëshme që na i paska arritur ky farë avdalli! Nëse i thua ma rëndit vetëm një sukses, do të t’i radhisë të gjitha sukseset e arritura apo të inicuara qysh në kohën e Sulejman Rexhepit, të cilin Shaqir Fetai e tradhëtoi vetëm pasi e mori bekimin dhe sigurimin e shërbimeve intelegjente joshqiptare!
Pas këtij shkrimi, Shaqir Fetait do t’i kujtohet se Barit të Malit të Zi në shqip i thonë Tivar dhe se fjalori i gjuhës shqipe nuk ka nevojë për fjalë të gjuhëve sllave, që mund të jenë gjuhë profesionale e Shaqir Fetait. Shaqir Fetai nuk duhet t’i ofendojë mysafirët që vijnë nga Bashkësia Islame e Malit të Zi, e cila përbehet prej 14 mexhliseve (këshillave), ne mesin e të cilëve është edhe Këshill i Tivarit! Pra, nuk bëhet fjalë për Myftini, prandaj, nuk është mirë të manipulojë e të tallet me cinizëm!
Këta mysafirë paskan ardhur sidomos për të bashkëpunuar në sferën e vakëfit, meqë BFI-ja qenka treguar menaxhere e mirë, e suksesshme dhe mirëmbajtëse e vakëfit! Kështu thotë “informata” e Shaqir Fetait, ndërsa e vërteta është se në kohën që kur u instalua Shaqir Fetai, vakëfi i BFI-së iku për lesh! Çka u bë me “Ibni Pajkon”! Po me godinën te “Varrezat Franceze” ku dikur ishte Myftinia e Shkupit? A i mësoi Shaqir Fetai mysafirët se si lidhen kontratat në katër sy duke u tjetërsuar vakëfi! Ku mbeti Arabati Teqa! A i tregoi “myftiut” nga Mali i Zi se sa iniciativa ishin gritur nga paraardhësi i tij, sa kërkesa e sa lëndë ishin paguar në kohën e tij që një ditë të konkretizohen duke u denacionalizuar e duke iu kthyer pronarit të vërtetë! Kthimi i vakëfit, i inicuar këtu e dhjetë-njëzetë vite më parë, nuk është meritë e Shaqir Fetait, i cili, siç është dëshmuar deri më sot, nuk mund ta nxjerrë as macen nga pësheshi!
Dhe, pastaj, mysafirët i paska nisur për në Tetovë duke qenë të shoqëruar nga “myftiu i Tetovës dr. Selver Xhemaili”! Me sa cinizëm i drejtohet efendi Xhemailit! Njeriun që e ka emërtuar në një pozitë përtej çdo norme kushtetuese të BFI-së! E ka shpallur u.d. ndërsa tani i thotë “myfti”, të cilit nuk është në gjendje t’ia sigurojë as selinë, as zyren dhe as kushtet ligjore për ta gëzuar epitetin “myfti”!

Shpjegim
Po pse i gjithë ky cinizëm te Shaqir Fetai? Një shpirtzi, një i ligë për mend dhe një sharlatan nuk mund të funksionojë pa eliksirin e cinizmit. Aq më tepër, nëse cinizmi i bëhet religjion shpirti, mu si Shaqir Fetait!

Leave a Reply