Numri i të prekurve me CoVid-19 në vendin tonë ka shkuar në 197.
11 raste të reja janë regjistruar vetëm në 24 orët e fundit.
Silva Bino nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet:
“Në vijim të komunikimit të përditshëm më Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara pozitive. Epidemiologët në çdo njësi vendore të kujdesit shëndetësor nga veriu në jug, janë në terren dhe po bëjnë një punë të jashtëzakonshme për të identifikuar në kohë kontaktet, pas verifikimit të rasteve të dyshuara.
Në 24 orët e fundit janë testuar 79 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 11 raste të reja me COVID-19.
Deri në këto momente janë testuar 1325 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 197 raste.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë dy pacientë në spitalin Infektiv, një 67 vjecar nga Tirana dhe një 72-vjecare nga Vlora. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.
Në shërbimin infektiv aktualisht janë 74 të shtruar dhe prej tyre 4 janë në terapi intensive. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 113 raste
– Durrës 11 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 5 raste
– Rrogozhinë 2 raste
– Fier 21 raste
– Kavajë 4 raste
– Korçë 12 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 4 raste
– Lezhë 4 rast
– Berat 1 rast
– Has 2 raste
– Krujë 3 rast
-Tropojë 3 raste
– Pukë 3 raste
Deri tani kemi 33 të shëruar pas testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital!
Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!”.