Rritet numri i të shtruarve në spital

46 pacientë marrin trajtim, 397 raste të reja me Covid

Rritet ndjeshëm numri i të shtruarve në spitalin infektiv, Covid-1. Krahasuar me një ditë më parë, 7 qytetarë janë shtruar brenda një ditë në spital për shkak të komplikacione nga Covid.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë numri i të shtruarve në spital ka arritur në 46 pacientë të moshave nga 20 deri në 84 vjeç.

Gjatë 24 orëve të fundit  një 54-vjeçar nga Tirana  ka humbur jetën nga Covid. Edhe numri i rasteve të reja vijon të mbetet i lartë.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë nga 4,935 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 397 qytetarë. Shumica në tiranë me 146 raste, 28 raste në Durrës dhe Vlorë, 24 raste në Shkodër dhe  18 raste në Kavajë.

Harta e të infektuarve është shtrirë në të gjithë Shqipërinë. Në të gjithë vendin janë 2,810 pacientë aktivë me Covid-19. Autoritete rekomandojnë vaksinimin si të vetmen  armë për të frenuar përhapjen e Covid.

Leave a Reply