Bashkë me raportin, Qato vë në dukje se turizmi i shtuar këtë vit ka patur një impakt të drejtpërdrejtë në hapjen e bizneseve të reja dhe më konkretisht në rritjen e ekonomisë familjare për secilin shqiptar.
“Mjafton të mendojmë se numri i bizneseve të reja në qarqet bregdetare u rritën me 21%, ndërsa rritja e xhiros në qendra të
rëndësishme turistike si Durrësi, Vlora, Shkodra dhe Lezha, shënjoi +12%.”, thotë Qato.