Rrugët, Rama: Gjatë këtij mandati përfundojmë 10 akse

10 akse rrugore nga veriu në jug të vendit pritet të përfudojnë gjatë ketij mandati. Sipas kryeministri Edi Rama,  këto segmente të rëndësishme do të mbulohen nga buxheti i shtetit.

Shefi i qeverisë tha se në katër vitet e ardhshme synohet ndriçimi i të gjithë rrugëve te Shqipërisë. Sipas Rames dështimi i katër viteve qe lamë pas erdhi si pasojë e koalicionit me LSI-në.

Kryeministri tha se përmes programit 1 miliard dollarë do të rrisim ekonominë dhe do të rrisim punësimin. Rama sqaroi edhe njëherë qytetarët për reformën e ujit dhe veçanërisht tek hapja e puseve pa leje.

“Për sa i përket puseve, është krijuar një konfuzion, që ka një arsye themelore, moskuptimin. Njerëzit thonë ‘ç’të duhet ty me ujin që e nxjerr vet’. Shko provo të nxjerrësh ujë vetë në Itali dhe na lajmëro nëse do dalë para uji nga vrima apo do ngrihesh ti zbukthi të japësh llogari. Ujin e kujt po merr, të gjyshit? Është pasuri kombëtare. Nuk mund të shposh ku do ti. S’do ketë pagesë për ata që s’kanë ujë në shtëpi. Do marrim masa për ofertat e papërgjegjshme, s’do jemi prej e ofertave që vijnë me papërgjegjshmëri me ulje 40%, nga kompani fantazmë.”

Ndërkohë shefi i qeverisë tha se kanë nisur penalizime për supervizorë dhe zyrtarë të përfshirë në dëmin ndaj buxhetit të shtetit.

Leave a Reply