Rubla ruse ka rënë në nivelin e saj më të ulët në vit kundrejt dollarit amerikan. Të mërkurën, kursi ka shënuar 73.2 rubla për një dollar. Rubla ka humbur 40 përqind të vlerës së saj gjatë vitit që po kalon. Kjo, për shkak se ekonomia ruse po vuan efektet e sanksioneve ekonomike perëndimore dhe rënien e çmimeve të naftës. Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe disa vende të tjera kanë ndërmarrë sanksione ndaj Moskës, pasi kjo e fundit ka aneksuar në mënyrë të paligjshme Krimenë e Ukrainës, në vitin 2014, dhe ka vazhduar mbështetjen për separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës. Çmimet e naftës janë aktualisht në nivelin më të ulët në 11 vjet.
Arrestohet autori i vrasjes së komandantit rus
Në pranga një 29-vjeçar nga Uzbekistani Arrestohet në Rusi, autori i atentatit të së Martës me 300 gramë eksploziv ku…