Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, nisi vizitën dyditore në Kosovë me një takim me homologun e tij Kadri Veseli.
Ndërsa kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli theksoi: “Po punojmë për intensifikimin e raporteve tona, jemi krenarë për përparimet që kemi arritur. Të qëndrojmë sa më pranë për qëllimin e përbashkët: integrimin në BE”.
Ruçi do të pritet në disa takime të tjera dypalëshe nga Presidenti i Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi, Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës z. Ramush Haradinaj.
Pjesë e axhendës së takimeve do të jenë edhe kryetarët e partive opozitare në Kosovë si z. Visar Ymeri, Kryetar i Partisë Vetëvendosje, dhe z. Isa Mustafa Kryetar i Partisë Lidhja Demokratike e Kosovës.
Ruçi do të zhvillojë homazhe edhe tek varreza e ish-presidentit të Kosovës z. Ibrahim Rrugova dhe në Prekaz tek varri i Komandantit Adem Jashari.
Gjatë kësaj vizite, kryetari i Kuvendit do të shoqërohet nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste z. Taulant Balla, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike z. Edmond Spaho dhe nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Petrit Vasili.