Gjykata Administrative i përfundoi seancat për paditë për raundin e dytë të zgjedhjeve

Në Gjykatën Administrative janë mbajtur të gjitha seancat për ankesat e dorëzuara për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Nga gjykata për MIA-n, deklaruan se në vijim është përgatitja e vendimeve të cilat sapo të jenë gati do të publikohen në ueb faqe. Tashmë është publikuar vendimi për padinë e Lëvizjes Popullore të Maqedonisë e cila hidhet si e pabazë. Në Gjykatën Administrative janë parashtruar 16 padi. Njëmbëdhjetë prej tyre ishin të parashtruara nga Aleanca për Shqiptarët, katër nga lëvizja “Besa” dhe një nga Lëvizja popullore për Maqedoninë.
Paraprakisht, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në mbledhje i hodhi poshtë të gjitha ankesat e parashtruara për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Leave a Reply