Një kompani për sigurinë kibernetike ka zbuluar fjalëkalimet më të vjedhura për vitin që lamë pas. Në krye të listës, për të pestin vit radhazi qëndron “123456” dhe vetë fjala “password”.
Sipas një artikulli publikuar në DailyMail, fjalëkalimet që përdoren masivisht por që nuk duhet janë këto: 123456; password; 123456789; 12345678; 12345; 111111; 1234567; sunshine; qwerty; iloveyou; princess; admin; welcome; 666666; abc123; football; 123123; monkey; 654321; donald; password1; qwerty123.
Pjesa më e madhe e fjalëkalimeve të gabuara janë gjithashtu emri i personit, apo hobi që ai ka.Ekspertët këshillojnë gjithashtu që të përdorni fjalëkalime të ndryshme për llogari të ndryshme. Në këtë mënyrë, nëse një haker arrin të vjedhë një prej fjalëkalimeve që përdorni, të paktën nuk do të mund të futet në llogaritë e tjera që keni.