Një ish-zyrtar i një burgu në Rusi ka vrarë veten me armë në sallën e gjyqit, pasi u dënua me tre vjet burg për korrupsion.
Viktima është Viktor Sviridov, për të cilin avokti i tij tha se ishte diagnostikuar me kancer dhe nuk e priste që do të shpallej fajtor. Pasi gjyqtari urdhëroi shoqërimin e tij në paraburgim, Sviridov qëlloi veten në kokë me armë. Ai u dënua për zhvatje të 155 mijë dollarëve nga ish-drejtori i shërbimit.
Një investigim ka nisur se si Viktori arriti të siguronte dhe ta fuste armën brenda në godinën e Gjykatës së Moskë. Një zëdhënëse e gjykatës deklaroi se dyshohet që viktima e futi vetë armën në gjykatë.
Sviridov ishte kryetari i Departamentit të Transportit Motorik të Shërbimit Federal të Burgut.