Të paktën pesë persona u vranë dhe nëntë të tjerë u plagosën në një sulm me raketa ruse në kryeqytetin ukrainas, thanë sot autoritetet lokale.
Rusia lëshoi më shumë se 40 raketa në qytetet e Ukrainës, duke goditur një spital për fëmijë në Kiev dhe duke dëmtuar shtëpitë dhe infrastrukturën në të gjithë vendin, tha Presidenti Volodymyr Zelensky.
Të paktën 10 të vdekur dhe 31 të plagosur në sulmin rus në Kriviy
Të paktën 10 persona u vranë dhe 31 të tjerë u plagosën sot në një sulm të madh raketor rus në qytetin e Krivy, sipas autoriteteve lokale.
Në qytet janë raportuar disa goditje, të cilat ndër të tjera kanë shkaktuar dëme në godinën e administratës së një kompanie industriale, sipas të njëjtit burim.