Rusia inskenon pushtimin e Ukrainës, Shtetet e Bashkuara: Kievi na ka ne

Rusia inskenoi një pushtim masiv të Ukrainës në stërvitjen e saj më të fundit ushtarake, një show force ku u përfshinë më shumë se 30 avionë bombardues e 40 luftanije.

Lojrat e luftës, në këtë demonstrim të fuqisë ruse në Detin e Zi, përfshijnë lëshime raketash, praktikojnë bombardime e simulojnë sulme tokësore e detare.

Kjo është më e fundit e një serie stërvitjesh madhore ushtarake të urdhëruara nga Vladimir Putin këtë vit.Një zëdhënës i ushtrisë ruse deklaroi se trupat po përshtaten me situatat armiqësore, të cilat përfshijnë dhe gjoja hyrjen e grupeve të armatosura në gadishullin e Krimesë, me qëllimin të ndërmarrin akte terroriste dhe në përgjithësi, të destabilizojnë situatën në “Rajonin Federal Jugor”.

Flota ruse në Detin e Zi iu bashkua manovrave, ndërsa nuk mungoi as performanca e helikopterëve ushtarakë Kamov Ka-52 Alligator.

Ndërkohë, në Ukrainë mbërriti sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, qëllimi i vizitës së të cilit ishte të përcillte përkrahjen e palëkundur të Uashingtonit përballë “agresionit” të Rusisë.

Lloyf do të takohet me presidentin, Volodimir Zelenski, dhe bisedimet do të fokusohen pikërisht tek mbështetja e SHBA-së për Ukrainën në konfliktin e saj me separatistët e përkrahur nga Moska.

Leave a Reply