Putin: Po përgatitemi për kundërpërgjigje, nëse nuk pranohen propozimet tona
Rusia bën tërheqjen e parë nga të një kontigjenti prej 10 mijë ushtarësh nga zonat kufitare me Ukrainën. Agjencia e lajmeve Reuters shkruan se ushtarët u rikthen në kazermat e tyre në brendësi të territorit rus, pasi përfunduan stërvitjet periodike pranë kufijve me Ukrainën.
Kjo dallohet edhe në pamjet satelitore të zonave ku u zhvilluan stërvitjet, ku vërehet reduktim i pranishëm ushtarake. Tërheqja po interpretohet si përpjekje e Rusisë për të dhënë sinjale ç’tensionimi të krizës me Ukrainën, teksa Moska po përpiqet të arrijë një pakt me Perëndimin me synimin përfundimtar, frenimin e zgjerimit të NATO-s drejt lindjes dhe përfshirjen e Ukrainës në aleancën veri-atlantike.
Megjithatë, Presidenti rus Vladimir Putin angazhoi ekspertët ushtarakë të hartojnë një strategji kundërpërgjigjeje në rast se Uashingtoni nuk pranon këto propozime të Moskës.
Shefi i Kremlinit e pohoi vetë këtë në një intervistë për televizionin shtetëror, ku tha se Rusia është e angazhuar për zgjidhjen paqësore të kësaj krize.
Prej vitit 2014, kur aneksoi Krimenë, Rusia ka stacionuar pranë kufirit dhjetëra mijëra ushtarë, që vazhdimisht stërvitin edhe militantët pro-rusë në rajonet rusisht-folëse të lindjes së Ukrainës të luftojnë forcat qeveritare të Kievit.