Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka akuzuar presidentin sirian Bashar Al Asad se “pamëshirshëm” ka vrarë 400 mijë njerëz. Erdogan po ashtu ka kritikuar Rusinë se po e mbështet regjimin e Asadit.
“Asgjë nuk mund të arrihet duke mbështetur regjimin që pa mëshirë vrau 400 mijë njerëz të pafajshëm nga armët konvencionale dhe kimike ” u tha Erdogan gazetarëve, duke menduar në Rusinë, transmeton AP.Erdogan ka akuzuar Rusinë edhe se “po hedh benzinë në zjarr” duke mbështetur kurdët sirianë që Ankaraja i konsideron terroristë për shkak të lidhjeve të saj me grupin rebel kurd në Turqi./arbresh.info