Rusia siguron Italinë se dëshiron një zgjidhje diplomatike në Ukrainë

Lavrov: Përshkallëzimi i situatës në Ukrainë po ndodh në Perëndim, në kokat e tyre

Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio ndodhet në një vizitë në Moskë. Së bashku me homologun e tij rus, Sergei Lavrov, ai bëri të ditur se ky i fundit e ka siguruar atë se Moska dëshiron të gjejë një zgjidhje diplomatike për krizën e Ukrainës.

 “Dialogu me Rusinë është i rëndësishëm. Ministri Lavrov më tha se Rusia është e gatshme të gjejë një zgjidhje diplomatike për këtë krizë dhe në dritën e asaj që më tha në Kiev disa ditë më parë nga ministri Kuleba dhe sot nga ministri Lavrov, të dyja palët janë të gatshme të gjeni një zgjidhje diplomatike. Duhet të mbizotërojë diplomacia dhe arsyeja e shëndoshë, që është  mënyra kryesore për të shmangur një konflikt që mund të ketë pasoja shkatërruese për të gjithë kontinentin”.

Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi pas bisedimeve, Lavrov tha se se përshkallëzimi i situatës në Ukrainë “nuk zhvillohet në Rusi”, por në Perëndim në kokat e tyre.

“E gjithë situata e Ukrainës nuk po zhvillohet në territorin tonë rus, ajo po zhvillohet në mendjet, në trurin dhe në mediat e Perëndimit, kryesisht të Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe natyrisht z. Jens Stoltenberg. Kështu që të gjitha pyetjeve rreth asaj që ata quajnë përshkallëzim duhet t’ua drejtoni atyre”.

Në fund të takimit me homologun e tij rus Di Maio tha se Italia i është përgjigjur “pozitivisht” ftesës së Presidentit Vladimir Putin drejtuar Kryeministrit Mario Daghi për një vizitë në Moskë.

Leave a Reply