Rusia, skenarë të manipuluar për të justifikuar sulmin në Ukrainë

Pentagoni: Rusë me flamuj ukrainas do të sulmojnë militantet pro-Moskës

Zbulimi ushtarak amerikan jep alarmin se Rusia po përgatitet për të sulmuar së shpejti Ukrainën. Zyrtarët e Departamentit të Mbrojtjes thonë se Moska po krijon skenarë të rremë për t’i përdorur si pretekst për të ndërhyrë ushtarakisht në fqinjin perëndimor.

Zëdhënësi i Pentagonit Xhon Kirbi tha se kishte informacione të besueshme se Rusia ka përgatitur grupe të fshehta të kamufluar si forca ukrainase të sigurisë për të kryer një operacion që do të duket si luftë urbane që drejtohet kundër popullatës rusisht folëse në lindje të vendit.

Plani sekret parashikon shpërthime dhe akte të shumta sabotazhi kryesisht kundër militantëve pro-rusë. Ky sulm nën petkun flas të flamurit ukrainas do të shfrytëzohet nga Moska si arsye për të pushtuar Ukrainën.  Kremlini mohoi kategorikisht deklaratat e Pentagonit.

Por për më tepër, Pentagoni vëren përmes satelitëve, lëvizje të makinerive ushtarake nga lindja e Rusisë drejt kufijve perëndimorë me Ukrainën. Muajt e fundit, numri i ushtarëve rusë të stacionuar në kufirin me Ukrainën ka arritur në 100 mijë. Këtë javë, aleatët perëndimorë nuk arritën ta bindin Rusinë përmes diplomacisë për të ulur tensionet me Ukrainën. Kusht i padiskutueshëm për Moskën është që NATO të mos e anëtarësojë Kievin.

Leave a Reply