Rusia thotë se SHBA-ja nuk e sulmon Korenë Veriore sepse e di që posedon armë bërthamore

SHBA-ja nuk do ta sulmojë Korenë Veriore sepse jo vetëm se dyshon që Peniani posedon armë bërthamore, por e di sigurt një gjë të tillë, ka thënë sot ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, në një intervistë televizive.

“Amerikanët nuk do ta sulmojnë Korenë Veriore, sepse jo vetëm se dyshojnë, por e dinë sigurt se Peniani ka armë bërthamore”, ka thënë Lavrov në një intervistë me NTV.

Ai beson se Uashingtoni nuk e ka konsideruar ende se situata mund të dalë jashtë kontrollit dhe se mijëra jetë të pafajshme mund të pësojnë.

“Situata mund të dalë jashtë kontrolli dhe si pasojë mijëra, dhjetëra mijëra, e madje qindra mijëra njerëz të pafajshëm do të pësojnë në Korenë Jugore, dhe në atë Veriore, e sigurisht edhe në Japoni, me Rusinë dhe Kinën afër, po ashtu”, ka thënë ai.

Leave a Reply