Sa kushton “patriotizmi” i shpifur i Shaqir Fetait

Shaqir Fetai, instalacioni i shërbimeve të huaja në krye të BFI-së, brenda javës lëvizi si i ndërkryer, si i shastisur e i dalur mendsh, sepse, po afrohej 28 Nëntori e ky nuk e kishte të qartë se çfarë të bënte! Për “vepra patriotike” nuk duhet të shpenzohet Shaqir Fetai, ai duhet të përfitojë nga ato! Vërtet, sa i kushton BFI-së “patriotizmi” i shpifur i Shaqir Fetait

Nga Alban Muça

1.
Këto ditë, meqë u zbulua lakuriq shpirtvogëlsia e Shaqir Fetait, ai, duke refuzuar kategorikisht mbajtjen e premtimit të dhënë dhjetë vite më parë para intelektualëve e personaliteteve kombëtarë që, me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë të mbahej edhe një konferëncë gjithëkombëtare organizuar nga BFI, zgjedh të ikë në Bullgari, në një konferencë Ballkanike ku na e paskan vënë theksin në siguri dhe paqe në rajon! Po çka mund të flasin e të kuvendojnë krerët e bashkësive fetare islame të rajonit përveçse të tërheqin vërejtjen nga lëvizjet e mundshme të elementit të pranishëm ndër shoqërinë myslimane dhe, në emër të islamit e në interes të ideologjive antiislame të bëjnë ndonjë sherr! Vetëm për këtë duhet të debatojnë, ë? Dhe, nuk duhet fare të ngritet iniciativa dhe theksi të vihet ekskluzivisht mbi politikat shoveniste të Serbisë e cila po u kanoset me luftë miliona mysliumanëve të rajonit ballkanik! Pra, problem qenkan myslimanët dhe jo serbët që me tërë qenien e tyre janë vënë në shërbim të shtetit terrorist, Rusisë! Meqë bëhet fjalë për Rusinë, Shaqir Fetai duhet të rrijë sus, sepse, një Zot e di se çfarë mund t’i zbulojnë më tej nga dosja e tij!

2.
Natyrisht, shumë shpejt Shaqir Fetai do ta kuptojë këtë gafë dhe, që mos të përballet me opinionin e gjërë që po kërkon të dijë se pse Shaqir Fetai nuk e organizoi Konferencën gjithëkombëtare dedikuar ulemasë shqiptare, do të ikë në Zvicër! Nuk do të mbajë ndonjë ligjeratë, për shembull, në Xhaminë e Larme të Tetovës, ku është falur e lutur edhe Said Najdeni, Hoxhë Voka, delegat në Kuvendin mbarë kombëtar tubuar me rastin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërië. Ai do të shkojë në Efretikon të Zvicrës, për ta festuar pesëvjetorin jubilar të një qendre islamike të Debreshit në këtë qytet zviceran! I ikë manifestimeve të rëndësishme kombëtare për t’u fshehur diku nëpër tubime aspak të rëndësishme!
Shaqir Fetai nuk ishte në mesin e patriotëve të tij debreshasë se i plasi xhani për ta, apo se aty pa diçka të rëndësishme “islamike”, por, thjesht, iku se udhëtimet në Evropë sjellin edhe mëditje të mëdha! A e mbani mend se sa herë ka qenë Shaqir Fetai në Zvicër e sa në Kosovë? Po në Shqipëri? Epo, nuk shkon këtu se, mëditja nuk është më e madhe se 30 euro, ndërsa në Perëndim (përfshirë edhe Bullgarinë) mbushen xhepat, natyrisht, nga arka e BFI-së ku vajton e rënkon parja nga fitri, zeqati, kurbanët e haxhi!
Shaqir Fetai që kur e uzurpoi zyren e reisit pas një puçi klasik dhe një komploti me plotë tradhëti, më tepër ka qëndruar në Zvicër se sa në Myftininë e Kumanovës, Zvicrën e ka pasur më të afërt se, për shembull, Myftininë e Shtipit, të Resnjës, të Prilepit, të Velesit, të Dibrës! E pse të vizitohen këto vende kur nga kjo nuk hy në xhep të Shaqir Fetait kurrfarë mëditje, por do t’i llogariteshin aktivitete të punës ditore. Shaqir Fetai është mësuar të vjedhë aktivitete e jo të organizojë!
Në këtë qendër të debreshasëve, Shaqir Fetai u kërkoi që t’ia siguronin një ikonografi kombëtare, sepse, në vendëlindje e mbytën me kritika. Foltoren ia mbështjellën me “flamurin” e Ballistit të njohur, kurse prapa shpinës ia vunë një flamur kombëtar. Dhe me kaq Shaqir Fetai i doli hakut gjithë atyre burrave të kombit që u angazhuan për Pavarësinë e Shqipërisë. Ku i ha palla Shaqir Fetait për burrat e kombit!

3.
Shaqir Fetai mundohet ta vjedhë edhe një akt shumë fisnik dhe të lartë të Komunës së Tetovës, konkretisht të kryetarit Bilall Kasami, i cili ia doli që, shkrimtarin e madh të letrave shqipe, Ismail Kadarenë, ta shpallë Qytetar Nderi të Tetovës! Së këndejmi a nuk i vie turp Shaqi Fetait që të dalë me informacion me titull “BFI pjesëmarrëse në dekorimin e Ismail Kadaresë”! E para, gënjeshtër e ulët, sepse Kadare nuk u dekorua por u SHPALL Qytetar Nderi! E dyta, të thuash se BFI mori pjesë në dekorimin e Kadaresë, i bie që në përgatitjen e medalionit, në serdhjen e saj në flori, në blerjen e shiritit etj. mori pjesë edhe BFI-ja! Në fakt, “BFI”-ja mori pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e shpalljes së Kadaresë Qytetar Nderi i Tetovës, meritë kjo ekskluzive e adminisratës së Komunës së Tetovës.
Në atë ceremoni mori pjesë Myftiu Qani Nesimi, përfaqësus i organit fetar islam i Bashkësisë Fetare Islame të Tetovës! Ai nuk është ftuar aty si “hija” e Shaqir Fetait por është ftuar si Myfti i Tetovës. Vërtet, a u mor vesh se kush e pengoi Shaqir Fetain që të marrë pjesë në këtë event kushtuar “mbretit” të letërsisë shqiptare! Pra, sa është e turpshme aq është edhe përpjekje diktatoriale e “perandorçiçit” Shaqir Fetai që të këmbëngulë se në atë event Dr. Qani Nesimi e ka përfaqësuar Shaqir Fetain, sepse, aty ai është ftuar si Myfti i Tetovës.

4.

Dhe, kulmi i prishunisë shpirtërore i Shaqir Fetait! Vjen fluturimthi nga Zvicra e drejt në sallën ku Ambasadori Shqiptar kishte organizuar pritje me rastin e Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë së Shtetit Shqiptar! Shaqir Fetai na sjell “fakte” nga ai event, sipas të cilave na del se vetë Shaqir Fetai ka qenë qendra e vëmendjes, në fakt, vetë ai ka qenë organizator i një gjëje shumë të madhe. Plotë 36 fotografi që flasin për “pritjet dhe përshëndetjet” të Shaqir Fetait me shumë personalitete të pranishëm aty. Në bazë të këtij seti fotografik nënkuptohet se aktiviteti i ambasadorit Reka ka qenë “aktivitet” personal i Shaqir Fetait. Shaqir Fetai e bën edhe këtë marrinë, siç e kishte bërë edhe tjetrën në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, ku ka mbajtur ekspoze Kancelari Gjerman, Frank- Walter Shtajnmaer!
Është mirësjellje, është kulturë, është protokolare që një buerrshtetas në një parlament të huaj të zhvillojë disa përshëndetje, sidomos më ata që janë në reshtin e parë përpara të cilëve paralakohet deri në ulësen e caktuar. Kjo kulturë u vërejt edhe nga Kancelari Shtajnmaer i cili, u përshëndet sa për kurtuazi gati me të gjithë ata që kishin zënë vend në rreshtin e parë. Nuk është ky moment për fotografim, madje është përtej çdo respekti e kulture. Ndërkaq Shaqir Fetai, duke iu mbështetur si petull e bërë në ujë, duke u krekosur si gjeldet në krah të mysafirit gjerman, fak e fak ia vjedh një fotografi, duke e lënë në pozita shumë të palamueshme Kancelarin gjerman në komisionin parlamentar të të cilit, katër vite më parë është diskutuar edhe për largimin nga puna të gazetarit të BFI-së, madje me popozimin e vetë Shaqir Fetat. Nuk është e rëndësishme kjo, e rëndësishme sipas Shaqir Fetait është se gjermani “pranoi” të fotografohet me të! “Ja ja, edhe ky më do, jam aleat i tij”, mund t’i ketë bërë qejfin vetes Shaqir Fetai i ngratë!

Leave a Reply