Sa zgjat imuniteti nëse jeni infektuar një herë nga Covid? Ja studimi befasues

Sa mund të zgjasë imuniteti ndaj Covid-19 pas infektimit të parë?

Një studim i fundit I bërë nga një grup I madh virologësh në Shtetet e Bashkuara, bëri të ditur se imuniteti mund të jetë goxha më i madh në raport me atë që mendohej deri më tani.

Shumica e studimeve të deritanishme në fakt dilnin me tezën se  antitrupat qëndrojnë jo më shumë se tre muaj në gjak pas infektimit për herë të parë.

Mirëpo virologet amerikanë bënë të ditur se imuniteti ndaj koronavirusit mund të zgjasë të paktën 8 muaj, e ndoshta edhe shumë më tepër sesa kaq deri në dy vite.

Ata shtuan se ndonëse niveli i qelizave imunitare bie tek pacientët e shëruar me kalimin e kohës, aktiv për një periudhë të gjatë vijon të jetë i ashtuquajturi “imunitet sterilizues”.

185 persona persona të shëruar nga Covid-19, morën pjesë në studim, I cili në fakt u bazua edhe tek analizat e pacienteve që kaluan 17 vite me parë virusin SARS, një tjetër koronavirus disi i përafërt me Covid-19.

Të dhënat treguan se tek shumë paciente, ndonëse kanë kaluar 17 vite, ka ende antitrupa.

Leave a Reply