Sali Berisha: Avokati im ka dorëzuar në gjykatën e Parisit padinë për Blinken

Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për mediat ka njoftuar sot se avokati i tij ka dorëzuar padinë për shpifje në gjykatën korreksionale të parisit.

Sipas Berishës padia bazohet në parimin se shpifja nuk ka imunitet dhe dënohet në çdo vend që përhapet shpifja për shkak të internetit. Ish-kreu i qeverisë ka ftuar edhe njëherë Sekretarin Amerikan që të dorëzojë çdo provë që disponon kundër tij.

“Këtë konferencë e kam thirrur për t;u njoftuar se avokati im ka dorëzuar padinë time për shpifje në gjykatën korreksionale të Parisit. Siç e kam njoftuar më herët unë kam autorizuar avokatin tim që të dorëzonte një padi për shpifje për Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken.

Sipas avokatit tim kjo padi bazohet në precedentë të mëparshëm se shpifja nuk ka imunitet për këdo, pavarësisht nga detyra që mban, Po ashtu padia bazohet dhe në parimin e shpifja në internet dënohet kudo, në çdo vend që përhapet lajmi. Unë i bëj thirrje sekretarit Blinken që për hir të transparencës të dorëzojë në këtë gjykatë të gjitha provat që disponon”, u shpreh Berisha.

Berisha konfirmon se do të jetë deputet në Shtator: Nuk ka forcë që më ndalon

Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për mediat ka konfirmuar edhe njëherë se do të jetë deputet në Shtator. Duke iu përgjigjur deklaratave të ambasadores Yuri Kim, Berisha tha se nuk ka asnjë forcë që mund ta ndalë për të ushtruar të drejtën që i kanë dhënë shqiptarët.

“Diktatura dhe bari janë të lidhur. Ajo që unë po bëj është që shqiptarët të mos të hanë bar. Që shqiptarët të mos shkojnë tek bari duhet transparenca. Qëndrimi im është nuk mbrohem unë imuniteti, nuk mbrohem nga Kushtetua. Mënyra e vetme për t’u mbrojtur është transparenca. E them edhe njëherë që nuk ka forcë në botë që të mos ushtrojë misionin tim të zgjedhur nga zgjedhësit shqiptar.

Me sa di unë kryetari i Partisë Demokratike në takimin me zonjën Kim ka kërkuar transparencë. Por ata që tregojnë barin kanë frikë nga transparenca. Unë kam thënë që nëse një fakt paraqitet do marr vendimet e mia. Po r ta dini mirë që nuk ka forcë në botë përveç transparencës për të ndryshuar qëndrimin tim që unë kam thënë”, tha Berisha.

Më tej ka zbardhur dhe disa detaje nga takimi mes Yuri Kim dhe Lulzim Basha, duke thënë se ky i fundit i ka kërkuar prova dhe fakte.

Gjyqi kundër Blinken, Berisha: Kërkoj nga PD të mos angazhohet në këtë betejë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar nga Partia Demokratike që të mos angazhohet në betejën që ai po zhvillon kundër vendimin të Departamentit të Shtetit për ta shpallur ‘non grata’,

Në një konferencë për mediat, Berisha tha se PD nuk duhet të angazhohet në betejën e tij, por vetëm të kërkojnë prova dhe fakte dhe të mos pranojnë diktatin.

Kërkoj nga PD të mos angazhohet në këtë betejë. PD dhe të gjithë të tjerët të kërkojnë prova, fakt dhe dokumente. Kur nuk janë këto të mos shkojnë tek diktati. Nuk mund të shkojmë tek bari ne. Unë nuk po mbroj veten time, por po mbroj dinjitetin e të gjithëve”, tha Berisha.

Më tej u shpreh i bindur se nuk ka frikë që KQZ mund t’i mohoj marrjen e mandatit të deputetit në Shtator.

Nuk i druhem, unë pres që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të zbatojë Kushtetutën, në një vend që po shkelet çdo ditë Kushtetuta”, tha ish-kreu i PD.

Berisha zbulon detaje nga takimi Basha-Kim: Ambasadores iu kërkuan prova dhe fakte

Ish-Kryeministri Sali Berisha në një konferencë për mediat ka zbuluar detaje nga takimi mes ambasadores Yuri Kim dhe kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Berisha u shpreh se Basha i ka kërkuar ambasadores që të publikon prova dhe fakte.

Kryetari i Partisë Demokratike kërkesës së ambasadore Yuri Kim për të më ndaluar mua për të hyrë në Parlament i është përgjigjur duke i thënë se do prova dhe fakte”, tha Berisha.

Më tej ish-kreu i PD ka akuzuar ambasadoren e SHBA se po sillet si gurvenatore në Shqipëri me aktivitetin e saj.

Ambasadorja po sillet si gurvenatore në çdo veprim të saj dhe me marrëveshjet që negocion”, shtoi ai./tvklan.al

Leave a Reply