Sali Berisha njofton foltoren e radhës më 3 Dhjetor

Ish-kryeministri Sali Berisha do të mbajë të premten e 3 Dhjetorit foltoren e radhës me demokratët. Zyra për shtyp e Berishës njofton se, lideri historik i demokratëve do të jetë në Bilisht për t’u takuar me qytetarët e Devollit. Takimi do të mbahet në orën 17:00 në Qendrën Kulturore Bilisht.

“Ditën e Premte, datë 3 Dhjetor 2021,  ora 17:00, në Qendrën Kulturore Bilisht, zoti Sali Berisha do të mbajë foltoren me demokratët dhe qytetarët e Devollit për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, dhe më të hapur”, thuhet në një njoftim.

Ish-kryeministri Berisha ka njoftuar se më datë 5 Dhjetor do të mbajë një foltore me shqiptarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Leave a Reply