Sali Berisha reagon pas dorëheqjes së Lulzim Bashës

Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se bashkimi i Partisë Demokratike mund të realizohet vetëm nga njohja e kontributeve të demokratëve në këtë parti.

Berisha u bën thirrje të gjithë demokratëve që të punojnë për të forcuar Partinë Demokratike.

Bashkimi i demokratëve mbi bazën e kontributeve të tyre është përparësia e PD! Të dashur miq, rikthimi tek vota e lirë e çdo demokrati dhe njohja e kontributeve të gjithësecilit është rruga e vetme që sjell bashkimin dhe më pas fitoren e PD. Ftoj demokratet dhe demokratët kudo që janë të punojmë së bashku për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur. Rroftë Partia Demokratike”, ka shkruar Berisha në një postim në rrjetet sociale.

Lulzim Basha dha dorëheqjen nga posti i PD pasditen e sotme pas humbjes së PD në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit, që u rendit në vendin e tretë pas koalicionit “Shtëpia e Lirisë”.

Leave a Reply