– Tirana është sot kryeqendra e Europës, pasi mirëpret Samitin e Komunitetit Politik, forum i cili sjell në kryeqytetin shqiptar 52 liderë europianë, përfshirë këtu Presidentë, Kryeministra, liderë të BE-së, NATO-s dhe OSBE.
– Samiti i organizuar nga Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa dhe Kryeministri Edi Rama do të mbahet në Sheshin “Skënderbej” dhe punimet do të nisin në orën 11:00, për të përfunduar me konferencën përmbyllëse në orën 18:30 të kryeministrit Edi Rama dhe kryeministres së Danimarkës, si vendi që do të presë samitin e radhës.
– Tema e diskutimit të samitit do të jetë “Evropa e re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët” dhe është strukturuar në 3 tryeza të rrumbullakëta me tematika të ndryshme.
– Mbështetja për Ukrainën, mbrojtja evropiane, ruajtja e demokracisë, përgatitja dhe aftësia e reagimit ndaj kërcënimeve të ndryshme do të jenë në fokus të punimeve të samitit, pjesë e të cilit do të jetë edhe Kryeministri britanik, presidenti francez si dhe ai turk.
– Dialogu mbi përmirësimin e konkurrueshmërisë së kontinentit përmes investimeve, inovacionit dhe ndërtimit të qëndrueshmërisë në disa fusha, sfidat e lëvizshmërisë, përfshi emigrimin e paligjshem, lëvizjen e punës dhe të rinjve do të jenë disa prej çështjeve që pritet të trajtohen.