Shkrimtari italian Roberto Saviano, autori bestseller i shumë librave kundër mafias e jo vetëm, ka sulmuar mediatikisht Presidentin amerikan Donald Trump mbi gënjeshtrat e tij ndaj pandemisë Covid 19.
“Trump është i vetëdijshëm për gënjeshtrat që thotë dhe e gjitha kjo është pjesë e një strategjie elektorale për të nderzur elektoratin ndaj një armiku të përbashkët” ka deklaruar Roberto Saviano në studiot televizive të RAI gjatë emisionit “Che tempo che fa”, drejtuar nga Fabiio Fazo.
“Dua të kujtoni disa nga deklaratat e TRUMP, muaj më parë kur për të luftuar pandeminë sygjeronte injektimin e dizinfektuesve, testimin me rreze ultraviolet, apo kur rekomandonte të mos përdorej maska e vetëm në raste zytare, thaa se të ishte një kravatë”, është shrpehur Saviano. “Madje mos harrojmë se në 34 video të publikuara nga shkurti deri më shtator 2020 në Ëashington Post, Trump deklaronte se Covid do të zhduket vetë.”
Por Covid nuk është zhdukur e vetë Presidenti amerikan është i infektuar nga Covid.
“Trump e dinte se po tregonte gënjeshtra e ishte i vetëdijshëm. E gjitha kjo është pjesë e strategjisë së tij elektorale me objektiv për të kënaqur elektoratin e tij që kërkonte një përgjigje të menjëhershme nga shkenca. Trump e ka të qartë faktin se për të qënë autentike duhet të jap përgjigje të thjeshta, banale e mbi të gjitha duhet të gjej një armik për ti veshur fajet e pandemisë”, shprehet Roberto Saviano.
“Që nga nisja e pandemisë e deri më sot President Trump vë në shënjestër dikë për ta fajësuar për pandeminë, thotë ai. Në fillim ka fajësuar Kinën të cilës i kërkon dëmshpërblim për efektet e pandmeisë, pastaj Organizatën Botërore të Shëndetit se ka dizinformuar mbi Covid, më pas emigrantët, emigrantët që po i vjedhin punën qytetarëve amerikanë, fajëson demokratët se kërkojnë regjimin e lockdown e së fundmi Joe Biden se po bashkëpunon me kinezët.”
Për shkrimtarin italian e gjitha kjo është një strategji elektorale e një propagande populiste që bazohet në një princip të thjeshtë; nuk duhet të shfaqi asgjë me fakte, të dhëna, numra, prova pasi cdo gjë që thotë duhet të ngjall vec ankth, dhimbje e shpresë për ata që e dëgjojnë.”
“Trump i bën apel ndjenjave bazike humane , flet me fjalë të thjeshta, në një moment kur e gjitha kjo kërkon një analizë të thelluar.”
Për Trump, thotë Saviano, nuk ka rëndësi nëse një lajm është i vërtetë apo vjen nga një burim zyrtar, rëndësi ka që funksionon e komunikimi në rrjetet sociale i presidentit amerikan i ngjan një propagande totalitare.”
Roberto Saviano kujto se Donald Trump në deklaratat e tij ka thyer nëj tabu shekullore amerikane sipas të cilës Presidenti nuk duhet të gënjej. Në konfidencat që i ka bërë gazetarit Ëoodëard, Trump është shprehur se e dinte që në fillim rrezikshëmrinë e Covid, por ka minimizuar për të mos hapur panik tek populli.”
“Stili provokues e sarkazma e Trump është një dinakeri që lejon një politikan të mos përgjigjet mbi deklaratat e tij kur realiteti e përgënjeshtron”, përfundon Roberto Saviano