Seanca e dytë e Kuvendit/ Betohet Berisha dhe 139 deputetët e tjerë

Në orën 17:00 të kësaj të premte nisi seanca e dytë e Legjislaturës së X të kuvendit të Shqiperise.

Pas verifikimit të mandateve nga Komisioni përkatës I ngritur në seancën e parë të paradites, parlamenti eshte mbledhur serish per traditen e betimit te deputeteve te rinj.

Drejtuesja e seances Luljeta Bozo ka lexuar formulen e betimit per 140 deputetet një për një.

Sali Berisha mbërriti në parlament, sikurse në seancën e parë i shoqëruar nga tre dpeutetë të PD-së, Flamur Noka, Edi Paloka dhe Tritan Shehu.

Ai u betua sikurse 139 deputetet e tjere duke qene zyrtarisht pjese e Kuvendit te Shqiperise per 4 vitet ne vazhdim.

Leave a Reply