Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së pritet të takohet me Putinin në Moskë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres do të pritet nga presidenti rus Vladimir Putin më 26 Prill në Moskë.

“Sekretari i Përgjithshëm do të vizitojë Moskën, Federatën Ruse, ku më 26 Prill do të ketë një takim pune dhe drekë me ministrin e Jashtëm Sergej Lavrov dhe do të pritet nga Presidenti Vladimir Putin”, thuhet në një deklaratë të OKB-së.

Sipas deklaratës së zëdhënësit të OKB-së, Guterres do të donte të diskutonte hapat urgjent për të sjellë paqen në Ukrainë.

Leave a Reply