Sekuestrimi i pasurive të Adriatik Llallës, ironia e pedagogut dhe gazetarit: Tiku më duket se për lesh iku

Prokuroria bllokon pasuritë e ish Kryeprokurorit me një vlerë prej 1 miliardë lekësh, ndërkohë që ky veprim ka hapur rrugë dhe për diskutime, debate dhe tallje me Llallën nën procedim penal.

Pedagogu dhe gazetari i njohur, Erion Kristo nëpërmjet një postimi në profilin e tij ne rrjetin social ka ironizuar sekuestrimin e pasurive të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

“Tiku me duket se per lesh iku. Shpresojme te paguaje per gjithcka qe nuk ka bere”, ka shkruar Kristo.

Gazetari komenton rrahjen brutale të avokatit Ilia Ilia në Durrës, si dhe për daljen nga sistemi të gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët Komisioni i Vettingut i ka quajtur si të papërshtatshëm për të vazhduar detyrën.

Rreagimi i plotë i Kristos:

1.Tiku me duket se per lesh iku. Shpresojme te paguaje per gjithcka qe nuk ka bere.

2.Rrahja e nje avokati ne dyert e gjykates eshte nje akt shume i rende. Por me i rende eshte mungesa e ndonje deklarate nga shoqatat e juristeve. Edhe me keq eshte fakti qe nje prokuror eshte i perzier. I denoncuar nga viktima e krimit dhe i ati i kriminelit. A po heton vettingu prokurorin?

3.Eshte shume kenaqesi kur shoh gjykates e prokurore se si hidhen si lecke jashte sistemit. Nje pjese e ketyre plehrave kane liruar hajdute, vrases e pedofile nga burgu thjesht per nje rryshfet te vogel. 

Dhe kjo ushtri kriminelesh na ka rene ne qafe, sepse ka qene e mbrojtur nga ligji prej tyre. Vetem ne Shqiperi nje perserites krimi lirohet. Ne asnje vend te botes nuk ndodh kjo.

4.Forcat politike nuk mund ta qeverisin kete vend. Ato nuk po mundesojne gjyqesorin te funksionoje. Nuk bashkohen per ne. Vetem per vete.

Leave a Reply