Dy senatorë, një republikan dhe një demokrat kanë paraqitur një projektligj I cili kërkon që Shtetet e Bashkuar ta përkufizojnë Rusinë si sponsorizuese të terrorizmit.
Senatorët Lindsey Graham dhe Richard Blumenthal argumetojnë se veprimet e Moskës në Ukrainë përbëjnë krime të rënda dhe përcaktimi si i tillë do të dërgonte sinaje tek aletatë e SHBA se Rusia nuk mund të tolerohet. Njokëhësisht kjo do e lejonte Kievin të hidhte Rusinë në gjyq për çdo krim të kryer në territorin e saj.
Por një masë e tillë ka pak gjasa të miratohet sepse SHBA-të fillimisht duhet të konsultohen me aletatët. Nga ana tjetwr, shpallja e një shteti si sponsor i terrorizmit do të ndërpriste çdo lloj marrëdhënie diplomatike me të. Presidenti Biden ka thënë më herët se nuk planifikon të ndërmarrë një vendim të tillë për Rusinë.
Ndërkohë senatori amerikan Mitch McConnell, i cili udhëheq pakicën republikane në Senat, i ka bërë thirrje administratës Biden që të sigurojë më shumë armë për Ukrainën, duke përfshirë sistemin raketor me rreze të gjatë.
Senatori McConnell tha se ukrainasit kanë nevojë për më shumë armë sesa ato që ne po u japim. Ata duhet të fillojnë t’i marrin ato më shpejt dhe kanë nevojë për aftësi të reja si raketa me rreze të gjatë ATACMS, drone të mëdhenj dhe tanke.
Por kjo ka sjellë regimin e menjëhershë të Moskës. Ambasadori rus në SHBA, Anatoly Antonov, tha se nëse Kievi do të merrte raketat me rreze të gjatë veprimi që kërkoi nga Shtetet e Bashkuara, qytetet e mëdha ruse do të ishin në zonën e shkatërrimit të mundshëm.Kjo sipas ambsadorit do të nënkuptonte përfshirjen e drejtpërdrejtë të SHBA-së në një konfrontim ushtarak me Rusinë.
Prej muajsh Ukraina ka kërkuar furnizimin e raketave taktike operative Atakms, të dizajnuara për të goditur objektivat në një rreze deri në 300 km, por që deri më tani nuk i janë dhënë.