Daniel Serwer, Profesori në Universitetin ‘Johns Hopkins’ dhe ekspert për Ballkanin, thotë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq po përpiqet të ndërtojë një Serbinë e Madhe, të cilën e donin Milosheviqi dhe Dobrica Çosiq.
“Është një program serb, i modernizuar për Ballkanin e sotëm”, ka thënë ai.
Serëer thotë se është i shqetësuar nga ambiciet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për të marrë kontrollin mbi serbët në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Mal të Zi.
Këto komente eksperti amerikan për Ballkanin i ka bërë në një intervistë për Zërin e Amerikës edicioni në gjuhën serbe, ku ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve në Nikshiq të Malit të Zi, pas të cilave pushteti lokal do të jetë në duart e forcave politike pro-serbe.
Serëer problemin e sheh te dështimi për të zhvilluar një opozitë të fortë pro-evropiane që mbështet pavarësinë e Malit të Zi.
“Sidoqoftë, unë nuk do të bëja shumë panik për këtë. Unë jam shumë i shqetësuar për rolin e Serbisë dhe Rusisë, dhe veçanërisht ambicien e presidentit Vuçiq për të marrë kontrollin mbi serbët në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Mal të Zi. Vuçiq po përpiqet të ndërtojë de facto një Serbi të Madhe, të cilën e donin Milosheviq dhe Dobrica Çosiq. Është një program serb, i modernizuar për Ballkanin e sotëm”, thekson Serëer.
Më tej Serwer konstaton se ende është i dukshëm ndikimi i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi.