“Berisha, zero ndikim në listat e deputetëve të PD”

Kandidati për deputet i PD, Flamur Noka garantoi se ndikimi i ish-kryeministrit Sali Berisha në hartimin e listave ka qenë zero.

Gjatë një interviste për “Quo Vadis” në “Vizion Plus”, Noka vlerësoi figurën e Berishës, por mohoi që ai të ketë drejtuar kryedemokratin Lulzim Basha në përzgjedhjen dhe renditjen e emrave.

“Zero ndikim. Berisha është një nga pjesëtarët e kësaj liste, në PD është lideri histoirk, porn ë këtë listë ka zero ndikim. Në PD nuk ka garë të brendshme, ka garë kush të mbledhë më shumë vota për të rrëzuar Edi Ramën.”

Leave a Reply