Një letër e dërguar kinse nga Medresja deri te Zoran Bozhinovski, gazetari i njohur hulumtues maqedonas, e paska revoltuar Shaqir Fetain, i cili, në stilin e policisë së UDB-së një nga një i ka marrur në pyetje të punësuarit për të ditur se kush po bashkëpunon me këtë “gazetar kontravers”
Shkruan Dr. Zeqie Veseli
Këto ditë, opinioni mysliman i vendit u rrëqeth nga disa publikime që shpalosën vjedhje dhe shkatërrime antiislame madje nga vetë përgjegjësit e organizimit të jetës fetare islame në vend. Në “Burevesnik” të Zoran Bozhinovskit u publikuan dhjetra e dhjetra dokumenta e fotografi të cilat duhet të jenë pronë e arkivit të të Bashkësisë Fetare Islame. Askush tjetër nuk mund të posedojë dokumente të tilla, procesverbale e dokumente të arkivuara edhe në arkivin e Myftinisë, të BFI-së por edhe në atë të Komunës së Çairit.
Në rast se ka hasur sharra në gozhdë dhe nuk mund ta përvetësojnë ndonjë vakëf këta që e drejtojnë Komunën e Çairit, edhe mund ta shantazhojnë Shaqir Fetain dhe Qenan Ismailin, por, meqë ky problem as që guxon të ekzistojë në këto raporte e relacione tashmë të krijuara në mes të këtyre subjekteve, ngelë një lojë perfide e Shaqir Fetait, i cili po sulmohet gjithandej sepse nuk po zbardhë asnjë shkelje të Sulejman Rexhepit të asnjë dispozite të Nenit 58, të Kushtetutës së BFI-së, sipas të cilës e larguan nga ky Institucion.
Sulejman Rexhepi ka shkatërruar, ka vjedhur e ka përvetësuar prona të BFI-së, ka degraduar vakëfin dhe e ka nënçmuar skajshëm gjatë procesit të denacionalizimit. Këtë gjë e ka bërë falë ndihmës dhe përkrsahjes së “rijasetit” të tij ku ka aderuar edhe Shaqir Fetai. Këtë fakt e di më së miri Shaqir Fetai, sepse, po të njëjtin veprim e ka kryer edhe në Myftininë e Gostivarit. Por, për ta mbajtur topin sa më larg fushës së kësaj Myftinie, me gjasë e ka hedhur në Myftininë e Shkupit! Nga i mori Bozhinovski tërë ato dokumente nëse jo nga Shaqir Fetai apo nga njeriu i tij me leje të Shaqir Fetait, vetëm e vetëm për ta justifikuar hapin e ndërmarrë kundër Sulejman Rexhepit.
Loja perfide e Shaqir Fetait vazhdon edhe më tej! Mundohet ta luftojë nepotizmin e Sulejman Rexhepit por, meqë vetë e ka përkrahur dhe e ka ushtruar nepotizmin duke punësuar vajzën e vet, pastaj djalin e Qufli Osmanit, nuk e shpalosë vetë këtë problem, por i çon letër Bozhinovskit ku tregon se njerëzit e Mulla Sulës që ia mbajnë bisnesin paguhen në listë nga buxheti i BFI-së! Këtë fakt mund ta ketë vetëm Shaqir Fetai dhe Zoran Bozhinovski dhe asnjë i punësuar tjetër! Prandaj Shaqir Fetai bën mirë që mos t’i torturojë të punësuarit por le të bëhet burrë me këllçe dhe le të tregojë se ka vendosur përmes kësaj forme ta luftojë Sulejman Rexhepin, duke qëndruar sa më largë kësaj lufte e cila mund ta djegë e ta përvëlojë edhe vetë Shaqir Fetain.
Fundja, si guxon Shaqir Fetai që t’i thërrasë në raport të punësuarit dhe për të zbuluar se kush po jep informacione për “Burevesnikun”! Kush është Shaqir Fetai që ta bllokojë informacionin, qoftë ky edhe për të? Si guxon ta retushojë informacionin Shaqir Fetai, si guxon ta paguajë pengimin e depërtimit të informacionit të saktë e të vërtetë, qoftë ky informacion që flet edhe për Shaqir Fetain si bashkëpunëtor i UDB-së!
Shaqir Fetai, të bëhet burrë një herë në jetë të vet, të formojë komisione që do të merren me zbardhjen e ndodhive kriminale që kanë ngjarë këto pesë vitet e fundit në BFI, të angazhohet rreth organizimit dhe kryerjes së zgjedhjeve në BFI, dhe mos të bashkëpunojë me Zoran Bozhinovskin si femër e përdalë dhe pastaj t’i denoncojë të gjithë “përdhunuesit”, që i shkaktonin lezet të papërshkrushëm!