Shaqir Fetai e depersonalizoi tërësisht BFI-në

“Është jasht çdo parimi islam e kombëtar përkrahja që i jepet prej disa të mjeranëve që nuk po dinë se çfarë po bëjnë. Po mendojnë se po japin kontribut për islamin në vend, e në fakt, po kontribojnë që të trashet zullumi dhe xhepat e atyre të pafytyrëve që i tërheq zvarrë Shaqir Fetai. BFI-në e ka shëndërruar, nga ku ishte si qender islame, në qendër të rrenave të bajatshme”

Nga inbox-i:

Gjatë vikendit, në inbox-in e Lëvizjes Myslimane për Reforma në BFI ka ardhur një letër e shkruar nga nëpunës i Shaqir Fetait, i cili lutet që mos t’ia publikojmë autorësinë, sepse, Shaqir Fetai ata që nuk pajtohen me të, sakaq i shpallë për armiq dhe i largon nga puna! Sipas letërshkruesit BFI-ja po vlon nga korrupsioni, nga vjedhja, nga tradhëtia, nga shitja e interesave fetare e kombëtare, nga zhvatja, nga nepotizmi…

Për më tepër, ja letra:

“Të dashur muslimanë! Ajo që më shtyri t’ju shkruaj ishte një bisedë të cilën e dëgjova derisa po prisja jashtë, në kabinetin e shefit të reisit, ndërsa brenda hynë ca nëpunës të tjerë dhe po flisnin me Shaqir Fetain. Ishte momenti kur sapo e përcollën ambasadoren e Amerikës në Shkup! Njëri i tha:
“Reis, kjo që diplomatët po i pret me Mustafën (Dautin) dhe Ismetin (Ademi), besa edhe me Irsalin, kjo nuk të bën nder hiç. Ti sikur po tallesh me ndërkombëtarët. Del te shkallët në foto me zonjën ambasadore ndërsa në foto edhe Mustafa Dauti, Ismet Ademi, Irsal Jakupi! Po ju shumë mirë e dini se si po keqpërdoren fotografitë, po analizohen e pastaj po i merr fund karriera diplomatit”!
“Ata po vinë për mua, po vinë te unë, ata e dinë që unë jam kristal i pastër. Edinë edhe faktin që unë i kam gjetur ata këtu, nuk i kam prodhuar unë kaq të rrezikshëm! Ku t’i çoj, ata më përkahin, e përkrahin politikën time, apo mendoni se jam naiv që t’i eliminoj e të ma jepni hyxhymin pastaj! Le të jenë të poshtër, të rrezikshëm, hajna, pisa, janë për vete. Mua më nderojnë e më përkrahin. Do t’i nderoj edhe unë” – u përgjegj Shaqir Fetai!
Mustafa Dauti ka qenë i përjashtuar nga BFI për vjedhje të ndihmave humaitare. Ish-reisul ulema është njohësi më mirë i Mustafa Dautit! Ai e thotë me emër se bashkëpunëtor i cilit oficer i shrbimeve intelegjente është Mustafa Dauti, se si e kanë rekrutuar shërbimet në BFI, se sa ka vjedhur nga ndihmat, si në artikuj ashtu edhe në para, se cila është pasuria e tij e paligjshme, e cila ishte lidhja e tij me grupet e dikurshme kriminele dhe me narkodilerët në Strugë. Dihet se cili është niveli i moralit të tij dhe kapaciteti mental për të punuar në BFI dhe, nuk ka diplomat që nuk i ka informacionet se, sapo të përfundojnë takimet në mes të Reisit dhe diplomatëve, menjëherë raportohen shërbimet intelegjente të vendit. Ambasadorja e Amerikës të pritet me Mustafa Dautin?!
Si guxon Shqir Fetai të ftojë Ismet Ademin që të fotografohen së bashku me zonjën ambasadore amerikane kur edhe zogjtë e malit e dinë se kush është Ismeti, sa është sektarian dhe ekstremist dhe, Shaqir Fetai (këtë na e ka treguar vetë) e di se ai ka qëndruar një vit në burg në Arabinë Saudite ku edhe është rekrutuar si alet i shumëfishtë. Ai mund ta shkurtojë e rrumcavë mjekrën që e kishte deri në kërthinzë, por ama “ideologjinë” e ka të gjatë që të arrinë në palcë e të degjeneron!
Arkitekti i vjedhjeve të aksioneve fetare në BFI pa dyshim që është Irsal Jakupi, të cilin të gjithë myslimanët e vendit e thërrasin “Bagdatski llopov” (Vjedhësi nga Bagdadi)! Ai me pempele është zënë se si në BFI ka ardhur për ta vjedhur haxhin, dhe e vjedh hatashëm. Ai ka ardhur për ta vjedhur fitrin e zeqain dhe, i vjedh pa fije frike nga Zoti i Gjithëdishëm! Ai formon komisione për tubimin e pasaportave, për vënien e vizave arabe si dhe për shitjen e vizave që i merr gratis.
Po me këta tipa, si dhe me disa të tjerë që Shaqir Fetai i ka korruptuar deri në fyt, takohet edhe me diplomatë të tjerë, e liderë partishë, me Ali Ahmetin…
Shaqir Fetai gënjenë pa pikë turpi kur thotë se zonja ambasadore i paska dhënë përkrahje në përpjekjet e BFI për t’i zbutur anomalitë e ndryshme! A nuk është anomali edhe regjistrimi i disa “bashkësive islame”, i disa sekteve e frakcioneve, madje regjistrimi i tyre në regjistër zyrtar, të cilët po veprojnë dhe po thiren në emër të islamit, e drejtë kjo dikur ekskluzive e BFI-së? Shaqir Fetai nuk angazhohet në shlyerjen e tyre, në ndjekjen e manipulantëve që me plotë gojën islam po u shëbejnë qendrave ideologjike të huaja që nuk kanë kurrfarë pikëtakimi me interesat kombëtare, me synimet e kombit tonë për t’u futur në gjirin e popujve të BE-së por, po i mjaftuaka që t’i zbusë raportet me ato anomali! Dhe këtu e paska gjetur përkrahjen nga ambasadorja amerikane? Rrenë, natë e ditë rrenë! Apo, dëshiron të thotë se BFI dhe ai po u angazhuakan shumë për ta luftuar ekstremizmin dhe radikalizmin islam! Le ta numërojë vetëm një angazhim në këtë drejtim! Janë me qindra ekstremistë e radikalistë të punësuar në BFI, që tashmë xhamitë i kanë shndërruar në gjithçka: në vend propagande, në agjenci turistike, në zyre pune… Këto janë anomalitë më të tmerrshme që po ndodhin e që po i mbulon me plaf qenësh Shaqir Fetai.
Paska biseduar edhe për agresionin rus në Ukrainë! A i tregoi ambasadores se pse, një muaj para agresionit, Shaqir Fetai i pranoi në zyrë miqtë e Putinit. A i tregoi se sa hoxhallarrë të tij publikist e përkrahën Putinin dhe e propaguan si luftë të drejtë të tij kundër Ukrahinës. A i tregoi se kur reagoi Shaqir Fetai kundër kësaj përkrahje që Putinit i shkonin nga organet e BFI-së! Shaqir Fetai thotë se me ambasadën amerikane paskan prioritete të përbashkëta! Ku i di Shaqir Fetai se cilat janë prioritetet e ambasadës dhe, cilat janë prioritetet e BFI-së! Le ta numërojë vetëm një prioritet!
Po, prioritetet e Shaqir Fetait janë ku të gjejë edhe një mundësi për ta zhvatur ndonjë investitor siç ia bëri arabëve që i erdhën në Gostivar për t’ia ndërtuar një qendër tregtare me vlerë disa miliona dollarë dhe t’ia lënë vakëf Myftinisë, por që i rjopi dhe i detyroi të ikin!
Po, Shaqir Fetai ka një prioritet: si të marrë edhe do letra me vlerë në shenjë denacionalizimi të pronave që kanë ngelur hala pa u kthyer nga shteti, që të ketë mundësi edhe një vjedhje të mirë ta bëjë.
Prioritet e ka si të ndërtohen sa më parë ndërtesat te ish-Komunaleci, sepse bashkëpunëtorët e tij ngelën duke i pritur banesat që i kanë marrur për vete e që në fakt duhet të jenë vakëf i Myftinisë së Shkupit.
BFI-në Shaqir Fetai e ka shndërruar në një shesh pazari të fëlliqtë. Është jasht çdo parimi islam e kombëtar përkrahja që i jepet prej disa të mjerëve që nuk po dinë se çfarë po bëjnë. Po mendojnë se po japin kontribut për islamin në vend, e në fakt, po kontribojnë që të trashet zullumin dhe xhepat e atyre të pafytyrëve që i tërheq zvarrë Shaqir Fetai. BFI-në e ka shëndërruar nga ku ishte si qender islame, në qendër të rrenave të bajatshme”, përfundon letra e këtij nëpunësi të BFI-së!

P.S.
Letra të këtillë, madje me emra e mbiemra, vazhdimisht vijnë në inbox-in e LMR në BFI, por që nuk i kemi marrur aspak serioze. Na duken tamam letra mynafikësh! Nuk janë të nevojshme letrat e këtilla, me lutje që të ruhet anonimiteti, sepse Shaqir Fetai po i larguaka nga puna! Ngrituni pra të gjithë dhe largojeni ju Shaqir Fetain nga puna. Ai është një, ndërsa nëpunësit janë me qindra! Në fakt, bëhet fjalë për faktor që i dirigjon dhe që mund të hidhërohet nëse nxiten përçarjen brenda “trungut” të Shaqir Fetait. Frika është nga ai “faktori” dhe jo nga Shaqir Fetai fuqia e të cilit është sa përpëlitjet e bishtit të këputur të xhapikut!/Levizja Myslimane per Reforma ne BFI/

Leave a Reply