Shaqir Fetai, i vetëquajturi “reis” si produkt i vendimeve politike të pushtetit aktual, duke vegjetuar në një objekt me një klimë të rëndë socio-psikologjike, e shkaktuar nga stuhia e një depresioni të ankthshëm, shpesh nuk është i vetëdishëm se çfarë flet. Shpëtim e kërkon në parimin e determinizmit (e jo në parimet islame ku bazohet dhe Kushtetuta e BFI-së), pa hetuar se po shpalos komplekset që e kanë mbërthyer nga një e kaluar jo fort e largë (1983, kliko linkun https://almakos.com/dokument-bashkepunetor-i-cilit-sherbim-eshte-kreu-i-bfi-se/)
Shkruan Haxhi Isa Xhaviti
Duke vuajtur nga anglutinimi, sëmundje psikike që manifestohet me kërkimin në realitet të imazheve inegzistente, të imagjinuara, ai mendon se është më i madhi i botës, me të drejtën absoute për t’iu drejtuar të gjithëve, me lirinë absolute për t’i spiunuar e për t’i nënshtruar të gjithë ata prej të cilëve i sëmuri sheh rrezik potencial, Shaqir Fetai i jep të drejtë vetes që të thotë se e ka sugjeruar ambasadoren e Amerikës në Shkup, Ekselencën e saj, zonjën Kate Maria Byrnes! Madje edhe ajo i paska sugjeruar Shaqir Fetait!!!
Tropizmat e mbjella (që nga vitet 1980 e këndej) tek ky “reis” i kontestueshëm, shkaktojnë reagim të pavullnetshëm duke artikuluar mendime sa të kushtëzuara aq edhe idiotike. Ky është një problem shumë i madh, një pacient tipik për psikiatër!
Me çfarë guximi të budallakaftë Shaqir Fetai publikisht deklaron se e ka sugjeruar zonjën ambasadore të Amerikës!
Sugjerim do të thotë ide apo mendim që ia japim dikujt se si të veprojë ai! Do me thënë që, Shaqir Fetai i paska dhënë mend zonjës ambasadore se si të veprojë! Është normal ky njeri apo jo? Në shkencën e psikologjisë “sugjerimi” shpjegohet si përpjekje për ndikim të pavetëdijshëm i një personi në tjetrin, duke shkaktuar ndryshime të caktuara në psikologjinë dhe sjelljen e tij.
Pas takimit me ambasadoren amerikane në Shkup, zonjën Kate Maria Byrnes, Shaqir Fetai, në televizionin e vet lokal, do të deklarojë: “Ajo me gëzimin e madh pranoi të gjitha sugjerimet tona… Mendoj se mbet e lumtur dhe e kënaqur me konceptin e BFI për një ecuri bashkëkohore për një prezantim të islamit në baza të shëndosha… Mbeti e kënaqur se ne kohëve të fundit kemi filluar të bisedojmë edhe me bashkësitë e tjera fetare…”
Motivi për pushtet, si sëmundje për të pasur ndikim mbi gjithkë, e zbërthen Shaqir Fetain në një person të çregullt dhe të rrezikshëm. Ai nuk mbanë llogari as për fjalën dhe as për veprimin! Ai thotë se “edhe ajo na sugjeroi neve”! Me këtë fjalë automatikisht besimtarët do të mendonin se ambasadorja ia ka tërhequr vërejtjen që të ketë kujdes se me kë rri e me kë takohet, me kë përqafohet e me kë përurohet. Mund ta ketë “sugjeruar” që tipat si Ahmet Kalaja e do balosha të tjerë mos t’i sjellë nëpër BFI, nëse dëshiron që të ruhen rapotet në mes të BFI-së dhe Ambasadës Amerikane! Por, nëse është thënë tërthorazi, Shaqir Fetai nuk është person që i kupton alegoritë, atij duhet thënë drejt e troç, sepse, ndryshe nuk brengoset fare, më sa po brengoset nga dokumenti që dëshmon për profesionin e tij prej spiuni nën komandimin e eprorit të UDB-së, S. Dragoviq.
Ndaj Shaqir Fetai është pa orientim personaliteti. Ndaj ai sillet siç do ta “sugjerojnë” shërbimet e ndryshme. Koret diplomatike nuk këshillojnë, nuk sugjerojnë, ata ose kërkojnë prerazi, ose propozojnë bashkëpunim apo ndërvepim në një situatë të caktuar! Koret diplomatike nuk kërkojnë sugjerime, aq më pak nga Shaqir Fetai i depersonalizuar, i cili, i mësuar të jetë i dirigjuar, shkelë mbi çdo parim, duke dëshmuar se është i rrezikshëm dhe jokompatibil për drejtim ao bashkëpunim!
Shaqir Fetai, fatkeqësiisht, sot njihet si person me sjellje devijuese. Të tillët kryesisht shkelin norma njerëzore, etike dhe normat e vendosura ligjore. Në botën shtazore, gjallesat me këto simptoma i mbajnë të lidhura në grazhd!