Tashmë katërcipërisht është vërtetuar se makutëria dhe skuthëria e Shaqir Fetait i tejkalon edhe pisat më të pashpirtë me këto karakteristika! Shaqir Fetai po mundohet që veten ta shohë sa më gjatë në atë pozitë ku e instaluan qarqet e ndryshme maqedonase, duke e blerë atë pozitë me para të huaja, duke e vjedhur vakëfin e BFI-së dhe duke blerë “bashkëpunim”, servilizëm dhe bashkëpjesëmarrje në devalvim të islamit dhe të vlerave islame. Pa dyshim, tashmë e kanë kuptuar myslimanët e vendit dhe mbi të po derdhin proje mallkimesh
Nga Xhelil Qazimi
Shaqir Fetai kur pranoi të instalohet nga qarqet antiislame në krye të BFI-së, në duar të veta pati tre atu në të cilat shpresonte se do t’ia dalë! Në fakt, nuk ishin atu personale të tij sa ishin këshilla të shërbimeve sekrete, sepse vetëm ata dinë marifetllëqe të tilla që po i përdor Shaqir Fetai!
Atuja e parë ishte që t’i kapë e t’i mbajë për fyti të gjithë bashkëpunëtorët e shërbimeve sekrete që në BFI ishin me bollëk!
Atuja e dytë ishte që mos ta respektojë Kushtetutën e BFI-së, mos të punojë sipas këtij akti më të lartë dhe, në kundërshtim me të, të nis e të demonstrojë superioritet duke i prerë dhe qepur “kostumet” vetë. Si rrjedhojë e kësaj e shtoi numrin e përkrahësve të vet që i duhen vetëm si vota: i emërtoi për myfti disa koordinatorë të padenjë mandje për të udhëhequr edhe ndonjë mekteb! Sepse, me këtë “këshillë” në fakt Shaqir Fetai ia mësynte amortizimit të votave, apo, meqë e dinte se ata që e përkrahën në instalim një ditë do të zhgënjehen prej tij dhe mund t’ia tërheqin besimin, më e sigurtë do të ishte të sigurojë “vota alternative”! Pra, këtë situatë Shaqir Fetai e “relativizoi” duke siguruar vota të tjera prej njerëzve që për karrierë të falsifikuar janë në gjendje ta shesin edhe më të shtrenjtën e tyre!
Atuja e tretë e Shaqir Fetait tek tani po vjen në shprehje! Fillimisht kishte pak droje por, tani, sikur është azdisur, apo, mbase po e ndjenë rrëshqitjen e karrierës në dreq të mallkuar, ndaj dhe ka filluar të shpenzojë si pijanecët pasi të dehen.
Shaqir Fetai po ndjenë se po i has sharra në gozhdë! Shaqir Fetai e filloi me një myfti, i cili, pasi kishte hatërmbetje që nuk po ia jepte një sumë goxha të madhe (sikur të ishte e babait të vet), u dakordësuan me Shaqir Fetain që të shitet edhe për 30 mij euro si dhe të drejtojë një aksion fetar! Të tjerët i morën erë këtij pazari, ndaj dhe, nisin të ngrisin kokë!
Shaqir Fetai ka para, ka gjetur para të majme, sepse decentralizimi përmes letrave në vlerë veçmë kishte filluar! Ku ngelën këto letra vakëf? Çka po bëhet me këto letra vakëf? Njërës prej myftinive iu kthyen 900 mij euro letra në vlerë. Plus i kishte “dhuratë” nga një shtet arab edhe 420 mij euro për vakëf! Asnjë cm kub nuk u shtua vakëfi i kësaj Myftinie me këto para, ndërsa u pajisën me makina super të shtrenjta, referentët u bën me shtëpi të reja, me parqe e me oborre “mbretërore” (në raport me kushtet si i kishin më parë!) Kjo blerje e përkrahjes i duhej myftiut, sepse po shkonte në rr.s., po ia tunte fotelen vetë Shaqir Fetai i revoltuar nga rrebelimi i përkohëshëm i tij!
Shaqir Fetai po ec gjurmëve të myftiut të vet, në fakt, tashmë janë shtuar ndaj dhe gjurmët kah duhet të shkelë Fetai janë shtuar! Miliona pronë e decentralizuar në letra me vlerë! Të gjitha i ka shpenzuar për rroga, asnjë cm kub vakëf nuk iu shtua BFI-së! Shaqir Fetai ka nisur t’i kritikojë organet e veta se, pse nuk kërkojnë makina të reja e lluksoze! Vetëm le t’ia kërkojnë, le t’ia tregojnë tipin dhe Shaqir Fetai fak-tak ua blenë! Blerjet e para më tepër flasin për nevojën e Shaqir Fetait për të shpëlarë para të pista! Shaqir Fetai makinës që kushton 17-18 mij euro ia “jep” 35 mij euro!
Asnjë komision për këto punëra! Asnjë komision për blerje të makinave, asnjë ofertë paraprake për tipin e njëjtë të makinës, asnjë vendim prej Rijaseti për blerje të makinës, asnjë kërkesë zyrtare prej organit për një makinë zyrtare, kurrfarë respektimi ndaj rregulloreve paraprake për furnizimet e BFI-së!
Komisioni për antikorrupsion dhe policia financiare si asnjëherë më parë kanë arsye për ta krehur një institucion fetar. Shaqir Fetait dhe myftinjëve të tij nuk do t’u falet asnjë metalik nga letrat me vlerë që janë kthyer në vend të vakëfit të nacionalzuar. Ky duhet të jetë premtimi i vetëm i pretendentëve të devotshëm që ia mësyjnë të zgjidhen në krye të BFI-së sipas procedurave të parapara në Kushtetutë dhe në rregullore për zgjedhje të organeve të BFI-së. Matrapazët, hajnat dhe shkatërruesit jo që duhet ta kthejnë çdo metalik të shpenzuar nga vakëfi por, duhet të sigurohen se që të gjithë do t’i nënshtrohen proceseve gjyqësore që, para se të përfundojnë burgjeve, duhet të dëshmojnë se ku dhe si iku vakëfi në formë të letrave me vlerë! Natyrisht, do të duhej të respektohen të gjithë ata që nuk shpenzuan asnjë metalik të këtij vakëfi, porse, a nuk do të ishte një lloj mëkati edhe pranimi i tyre që, si të pastër, të punojnë bashkë me matrapazët, krimineltët dhe hajnat e BFI-së? Bashkëpunimi i tyre vetëmsa ia ka zgjatur jetën hajnisë deri në themel të BFI-së. Këta bashkëpunëtorë “të pastër” do të lihen në mëshrën e Zotit! Mëshirëploti di si të gjykojë mbi këtë kategori nëpunësish “të dvotshëm”! Edhe ata që shpresojnë se me pensionim do t’ia dalin që mos t’i nënshtrohen proceseve gjyqësore, do të zhgënjehen keq! Hajnat e vakëfit duhet të ndiqen deri në varr, pastaj, pas varrosjes së tyre, nuk duhen të lihen rehat të gjallët e tyre! Vakëfi nuk mund të trashëgohet si miraz prej babe, ai duhet t’i kthehet pronarit të vërtetë, të vetëm dhe të përhershëm – BFI-së!