Kur të plasë cipa e turpit, kur të zhytesh në mëkate deri në maje të hundës, kur të tradhëtoshë, kur të bashkëpunoshë më djallin e me të birin e tij, vetëm për të ecur karriera jote e pamerituar, atëherë edhe tallja me krijesat e Zotit të ka hije. Ky është çasti kur nisë e bëhesh konkurrencë e djallit
Skruan Sadri Osmani, mësues i pensionuar
Shaqir Fetai, tash e disa herë mundohet të na paraqitet si “arsimdashës i hatashëm”! Njeriu i cili kurrë në jetë personalisht vetë nuk ka bërë asgjë për arsimin (edhe “librat” që i ka, i ka kompilacion, plagjiaturë, pasuse të përkthyer e të “fshehur” nga fusnotat, mësime të shtrembëruara, të përcipta, të thata, pa mendim të thellë, pa shkencë, sepse, për ta njohur shkencën e “librave të Shaqir Fetait” duhet t’i keshë lexuar disa biblioteka arabe si dhe të jeshë njohës i përkryer i asaj shkence po ashtu në gjuhën arabe); ky “arsimdashës” që pajtohet me vendimet qeveritare për t’i mbyllur medresetë, që pajtohet për t’i përjashtuar medresantët nga fakultetet e ndryshme, sepse e ka në gjakë për t’i ofenduar arsimtarët, për Shaqir Fetain arsimtarët e Medresesë “Isa Beu” janë të padenjë për të nxjerrë pasues të mësimeve nëpër institucione të larta arsimore!
Më mirë ateist se me “fenë” e Shaqir Fetait!
Gjithë këtë ofendim që ia bën Shaqir Fetai Medresesë si dhe FSHI-së, ai fton personel arsimor nga shkollat e ndryshme që të vinë dhe t’i shprehin urime dhe përshëndetje për “reisllëkun” që e ka peshqesh prej pushtetit aktual maqedonas. Janë me qindra shkolla fillore e të mesme shqiptare të cilat na u dashka që të rreshtohen në radhë për të ardhur te Shaqir Fetai! Po pse kjo nevojë? Po pse kjo praktikë idiotike? Apo, vijnë delegacione vetëm nga ato shkolla ku Shaqir Fetai ka ndonjë kushëri, ndonjë mik, ndonjë balldëskë, ndonë prind të shokëve të fëmijëve të vet, donjë prej miqasive të kushërinjëve, ndonjë dhëndër të hallës, tezes, dajës, ndonjë që pranon të manipulohet dhe i përgjigjet Shaqir Fetait sa për t’ia mbuluar shejtanllëqet e tij kundër arsimimit të fëmijëve shqiptarë! (Sa fëmijë kanë ngelur pa shkollë, duke ua marrur më qafë prindërit derisa ka bërë karrierën e ORAO-s)!
Shaqir Fetai është model i “liderit” politikisht të instaluar në një institucion fetar, model i zhvillimit të karrierës të një bashkëpunëtori të shërbimeve sekrete, model i një matrapazi në arsim e në kulturë, model i shkatërrimit të institucioneve, përmes shkeljeve të akteve normative, përmes intrigave, shantazheve, përmes “unitetit djallëzor” dhe naivitetit të vet të skajshëm, të lexueshëm e të pështirë për secilin njeri normal. Këta që e vizitojnë, që i shprehin pëshëndetje dhe urime, janë të detyruar, sepse, prej dikah e kapë ndonjë lidhje fatkeqe me Shaqir Fetain.
Autori i këtij teksti është arsimtar në pension! Nuk ka para, nuk ka fuqi, nuk ka shërbim sekret që do të më detyronte ta qokë dorën me Shaqir Ftain, me këtë krijesë kaq të dëmshme e të panevojshme për shoqërinë shqiptare! Tërë ditës e kalojmë me kolegë të ndryshëm, nëpër çajtore e në Parkun e Çairit, shpesh falemi e më shpesh iritohemi kur lidhemi pas hoxhallarëve, të cilët, ndonëse e njohin se çfarë shejtani është Shaqir Fetai, e durojnë, pajtohen me të, dhe këndej, na i falin vaktet! Lojë me fenë, me islamin, me vlerat e njerëzimit të devotshëm!
Mësues që kanë vuajtur ga UDB dhe nga udbashët vështirë se do të pranonin të “drejtohen” nga Shaqir Fetai. Më mirë ateist se me “fenë” e Shaqir Fetait!
Emigracini shqiptar i bën të fala Shaqir Fetait: “Mbylle gojën”
Shterruan ministrat, tani përfaqësuesit e Emigracionit (digaster shtetëror) kanë zënë radhën që të vijnë te Shaqir Fetai dhe ta lusin “aman, na ndihmo që ta kryejmë me sukses regjistrimin në diasporë”! Diaspora është e gjërë, nuk janë vetëm shqiptarët dhe myslimanët, ka edhe maqedonasë, serbë, romë, boshnjakë nga Maqedonia e Veriut! Çka do të bëjë me këta Shaqir Fetai?
Pse kaq shpresa tek BFI-ja dhe tek Shaqir Fetai! Pse këtë shtypje nuk e ka KOM-i dhe VMRO-ja! Shqiptarët, që të gjithë, unanimisht, madje edhe pa ia futur fare Shaqir Fetait, kanë shprehur gatishmëri dhe dëshirë për t’u regjistruar! E vetmja që kundërshton është Kisha Ortodokse Maqedonase, VMRO si dhe disa subjekte minore nacionaliste maqedonase. Pandaj, shqiptarët nga diaspora i çojnë të fala Shaqir Fetait: “mbylle gojën e mos u përzi, sepe shumë shqiptarë refuzojnë të rregistrohen vetëm për shkakun tënd që mundohesh t’i dalësh zot punëve që nuk i përkasin ORAO-s!
Pse insistohet nga disa institucione shtetërore që për ndonjë regjistrim evenualisht të suksesshëm merita t’i përshkruhen edhe Shaqir Fetait! Shteti kaq shumë të interesohet për Shaqir Fetain?!
Çka ka bërë Shaqir Fetai për Diasporën tonë, për Emigracionin! Të vetmën gjë që ka mundur ta bëjë ka qenë mbushja me informacione e dosjeve të UDB-së për shqiptarët në Emigracion. Cili është kontributi i Shaqir Fetait, cila është ajo vepër pro-emigracionit tonë që këta ta dëgjojnë e ta respektojnë “urdhërin” e Shaqir Fetait. A e ngriti zërin ndonjëherë për Emigracionin Shqiptar! A ju ndihmoi me ndonjë ndikim në vendimet politke që i shkelin të drejtat e mërgimtarëve tanë, a kontribuoi me diçka që ta ndalë hemorogjinë e migrimit shqiptar në vendet Perëndimore! A e ka pyetur diasporën se pse kanë ikur nga vendëlindja e tyre, cili ka qenë presioni politik e shtetëror që ata të ikin? Pse tani krejt shteti kërkon që diaspora shqiptare të regjistrohet! Cila diasporë? Vetëm ajo që është në Gjermani, në Zvicër, në Austri, Itali e në shtetet Skandinave? Po në Amerikë, po në Australi, po në Azi? Janë miliona shqiptarë që jetojnë në Turqi e që ëndërrojnë të kenë shtetësinë dhe pasaportën e shtetit të tyre prej nga migruan, Maqedonisë së Veriut!
Madje, shikojeni absurdin! Shaqir Fetai për t’u stolisur me “dekoracione” nga shteti për merita të veçanta, i futet edhe aventurave të rrenës! Ai tashmë e paska kryer urdhërin deri te diaspora jonë për t’u regjistruar e tëra. Paska ngelur që edhe të angazhohen ekipe të tëra nga BFI dhe të shkojnë dhe, edhe me prezencë fizike të ndikojnë që të kryhet sa më suksesshëm regjistrimi i tyre! Ku do të shkojë Shaqir Fetai? Në orë të gjeografisë dhe të lëvizë nëpër hartat e murit? Kush do ta lejojë Shaqir Fetain që me ekipin e tij t’i shëtis bythët në këtë kohë pandemie, kur nuk po munden të flutuojnë as vremçat! Lojë psikologjike shumë e lexueshme kjo e Shaqir Fetait. Përpjekje për “faktorizim” të vetëvetes! Faktorizimi nuk bëhet duke shitur prapanicën, por duke i qëndruuar përballë padrejtësisë dhe duke e kushtuzar atë deri në drejtësi absolute. Për ta arritur këtë sukses duhet të keshë, jo shpirt shejtani por, topet katërqosheli!
Cili hoxhë ka vjedhur drunj? Cili nëpunës i BFI-së ka djegur e shkatërruar pyje?
Shaqir Fetai, duke qenë i mbështetur për murin e dorëzimit, duke parë veten se në çfarë gracke është futur, duke e kuptuar se është totalisht i shkretë e i mjerë, bën edhe disa përpjekje të cilat e lakuriqësojnë deri në analfabetizmin e tij të strukut vetëm në ata shpirtëra që janë të gatuar me brum djalli!
Shaqir Fetai paska nënshkruar memorandum bashkëpunimi me zv/drejtorin e “Pyjet kombëtare”! Përmes këtij memorandumi (tërësisht të kotë e të pavlefsme) BFI-ja do të na siguruaka drunj për ngrohje për objektet e veta me një çmim të levërdisshëm! Po cilat objekte të BFI-së na ngrohen me drunjë? Disa xhami nëpër vise malore ku drunjtë donohen nga xhemati i cili e ka me bollëk drurin e vet për ngrohje?!
Memorandumi parasheh që BFI-ja të angazhohet në pyllëzimin e pyjeve si dhe në ruajtjen e pyjeve nga dëmtimi dhe djegiet që po i bëhen nga “armiqtë”!
O hoxhallarë! A e shikoni se çfarë shejtan “reisi” që keni! Po kur ka bërë vaki që një hoxhë të vjedhë drunj, që një hoxhë të djeg pyellin? A nuk po ju duket ky memorandum si fletërrufe kundër teologëve të vendit! Pse këto zotime e detyrime t’i ketë vetëm BFI-ja! Tash e tutje, hoxhallarët do të merren me pyllëzim duke mbjellë fidane, do të shkojnë mal më mal, do të jenë në rolin e “shumarëve”, do të spiunojnë të gjithë ata hallexhinjë që presin drunjë, do t’i ruajnë pyjet, dhe do t’i luftojnë piratët “armiqtë e këtij shteti”! Ç’i duhet kjo aventurë kurvërie Shaqir Fetait!
Sipas këtij memorandumi tërësisht ofendues dhe të poshtër, “Bashësia Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut, obligohet kryesisht në drejtim të përmirësimit të menaxhimit të pyjeve, veçanërisht në sferën e mbrojtjes së pyjeve, nga ndikime të ndryshme, zjarri dhe vjedhja, si dhe duke marrë parasysh nevojat dhe mënyrat e furnizimit me dru zjarri për ngrohjen e ndërtesave dhe lokaleve të Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut.”
Hoxhallarë, të gjithë në male, si “shumarë”, dhe ruajini pyjet, këtë profesion më të ri e keni të ligjësuar me nënshkrimin e “reisit” të juaj, Shaqir Fetait! A keni qenë ndonjëherë më të ofenduar e më të poshtëruar o hoxhallarë! Shpreheni mllefin, pezmin dhe hidhërimin e karavanit të deveve, o shërbyes të pullit (dhe jo të “pyejve kombëtare”) “Pyje Kombëtare”? Pse a paska edhe pyeje antikombëtare? Apo, ndoshta mendohet për “PYJET NACIONALE”!
Kombin e do Shaqir Fetai; i duhet diçka kombëtare, nga cilido komb qoftë, sepse, nga ajo shqiptare ka humbur gjithçka! Jo pyjet, por edhe hurin e gardhit kombëtar shqiptar e ka të humbur!