Shaqir Fetai lutet! Po Rijaseti? Po hoxhllarët e vendit? Apo, të gjithë janë me Rusinë, vetëm Shaqir Fetai jo!

Shaqir Fetai paska shkrepur një foto në një ngjarje të pazakontë dhe, ja që kjo foto qenka bërë virusale dhe po e shëtitkëka tërë botën! Shaqir Fetai, në një xhami të Gostivarit, me disa hoxhallarë të Gostivarit dhe me myftiun e nëpunësit e kësaj Myftinie, paska zgjedhur që Ramazanin ta përmbyllë me një lutje “Për paqe në Ukrainë”! Po kush ia shtrëngoi lakun në fyt Shaqr Fetait për këtë gjest “paqësor”! A është po ky Shaqir Fetai që pranoi në kabinet delegacionin e partisë së Putinit dhe që u morën vesh që aleatit të Putinit t’ia ngrisin një përmenore në ndonjë nga parqet e Tetovës! Për këtë vendim pro-rus të Shaqir Fetait informuan edhe media botërore!

A është ky ai faqezi që kurrë nuk i kërkoi opinionit të gjërë falje për këtë gjest prej abdalli! A është po ky Shaqir Fetai që para dy viteve, njeriut më meritor për “karrierën” e tij, ia nguli thikën pas shpine! A është po ky pishpirik që u tall me bashkëvepruesit e vet duke i detyruar që të shkelin Kushtetutën dhe të gjitha aktet normative të BFI-së vetëm e vetëm që të solidrizohen me qëndrimet e pushtetit maqedonas për ta instaluar në krye të BFI-së?
Ja pra, po i njëjti sot, lutet për paqe! E si lutet? Kush ia zgjodhi formën e lutjes! Kryeministri në iftar? Apo shërbimet që ia vunë zinxhirin rreth qafe!
Si lutet Shaqir Fetai pa një vendim të Rijasetit? Si guxon të lutet krye më vete pa e pasur tërë “rijasetin” e vet aty prezent! Si guxon të lutet pa pjesëmarrjen e teologëve si përfaqësus të të gjitha myftinive të vendit?
Çka flet ky gjest i Shaqir Fetait? Ka humbur legjitimitetin? Ka humbur çdo kontroll e ndikim mbi organet e BFI-së? Është në prag të dorëheqjes dhe kthimit në Myftininë e Gostivarit? Nuk e përfill askush urdhërin apo kërkesën e tij? Ose, thjesht, Shaqir Fetai do të përcjell mesazhe se, të gjithë organet dhe institucionet e BFI-së janë me Rusinë dhe, vetëm ai me Myftininë e Gostivarit është me Ukrainën dhe kjo dëshmohet përmes kësaj lutje lokaliste!
A i ka hije një veprim kaq tradhëtues një “reisi”? Po, i ka hije, sepse ai, jo njëherë ka ditur t’ua fusë thikën pas shpine bashkëpunëtorëve dhe miqve të tij!
Shaqir Fetai duhet urgjentisht të thirret nga “rijaseti” në përgjegjësi dhe të japë llogari para organeve dhe institucioneve të BFI-së se, pse u injoruan të gjitha strukturat e BFI-së në një veprim aq human duke u lutur për paqe në Ukrainë! Apo, edhe ky veprim është kompetencë ekskluzive si dhe përgjegjësi vetëm e Shaqir Fetait?
Nëse para dy viteve pa pikë njerëzillëku e poshtroi aq keq ish-reisul ulemanë, sot Shaqir Fetai e poshtëroi tërë “rijasetin” e tij! Ndërsa nesër, do t’i ketë përreth si miza, duke ia ngritur “pedigrenë” gjatë manifestimmit fetar kushtuar Fitër Bajramit! Kjo është përtej talljes, kjo është përtej ofendimit që ia bën Shaqir Fetai strukturave drejtuese dhe organeve të BFI-së. Turp!

 

Leave a Reply