Në një kohë të pakohë, me probleme sociale dhe me pandemi vdekjeprurëse, Shaqir Fetai u nis për në Umre, sepse, nuk po mundet që edhe më tej ta mbaj mbi supe peshën e tradhëtisë dhe të hipokrizisë që e bëri më 27 maj të vitit 2020, së bashku me të dëgjueshmit e tij dhe të përkrahur nga forcat politike jo të sinqerta në raport me islamin dhe me shqiptarët në vend. Shaqir Fetai mendon se, pasi të dalë nga ihrami, do të jetë i pastër së bashku me fiçfiriqët e vet. Por ama, nuk do të heqin dorë nga tradhëtia dhe shijimi i benifiteve prej një komploti të pandershëm e të turpshëm
Nga Sadik Bislimi
Më 30 dhjetor të vitit që lamë pas, Shaqir Fetai së bashku me “myftinjtë” e vet do të niset për në Umre. Një dhuratë për bashkëpunëtorët për ndihmën dhe përkrahjen që ia ofruan gjatë aktit të tradhëtisë, përmes së cilës e kreu puçin dhe komplotin kundër ish-reisit të tyre i cili kishte probleme kombëtare e fetare me qeveritë maqedonase dhe lakejt e saj shqiptarë.
Shaqir Fetai, si rrenc i pashoq që është, edhe kësaj radhe do të përkujdeset që ta sajojë një rrenë me qëllim që ta justifikojë këtë udhëtim dhjetëditor duke e mbyllur Rijasetin si dhe të gjitha organet e BFI-së! Shaqitr Fetai do të përkujdeset për një narrativë përplotë me rrena: “Me këtë vizitë, delegacioni i lartë i Bashkësisë Fetare Islame të RMV iu përgjigj ftesës vëllazëror të mikut të BFI Shkëlqesisë së tij Z. Sulejman esh Shiddijit më qëllim të plotësimit të dëshirës së tij dhe të delegacionit në fjalë, e cila konsiderohet si nderë dhe fat për Bashkësinë Fetare Islame e RMV që personalitetet më me përgjegjësi të jetës fetaro-islame të jenë sa më afër institucioneve të sferave të ndryshme në Arabinë Saudite.” Dëshirën për ta kryer Umren dhe për t’i shpërblyer të gjithë ata që e ndihmuan në rrënimin e vlerave të padiskutueshme të BFI-së, Shaqir Fetai e kamuflon me “realizim të dëshirës” së atij që i fton”! Po pse nuk u bë askund i gjallë ky farë Shiddiji? Pse nuk u pa askund, nuk u përfshi në asnjë “axhendë të arabëve” të përgatitur për Shaqir Fetain dhe honxhobonxhot e tij?
Në këtë prononcim lidhur me udhëtimin për në Arabinë Saudite, ka vetëm një të vërtetë: në këtë shëtitje të panevojshme, Shaqir Fetai nuk pati kurrfarë axhende të veten, nuk pati kurrfarë programi nga pala arabe, nuk pati kurrfarë kalendari të detajuar me vizita e aktivitete! Gjithçka ishte stihike, vetëm e evtëm të kalojë kohë e të vijë momenti i kryerjes së Umres! Natyrisht, rrugës do të realizohet ndonjë takim me studentët tanë, të cilët, nga malli që kanë për vendin, do ta mirëprisnin një pastrues rrugësh, një druvar, një teneqepunues e jo më një “hoxhë” nga vendlindja! Natyrisht, të futet në një vend të huaj një delegacion aq i madh fetar, madje komplet udhëheqësia e organit më të lart fetar, gjithësesi që do të takohej nga ndonjë “këshilltar” i Mbretit, i cili paska shtruar “drekë solemne” për Shaqir Fetain!
Takimet zyrtare dihet se si bëhen, dihet se ku bëhen, dihet se si duhet të vishen gjatë takimit zyrtar, dihen të gjitha rregullat protokollare. Ngrënia e përbashkët e “macasi kucasi” është, thjesht, një drekë e rëndomtë, e shtruar prej atij që i takon, për ta nderuar zemërgjërsinë e Mbretit të vet, dhe jo se i bënë nder të veçantë Shaqir Fetait, për të cilin dinë në hollësi gjthçka, që nga koha kur spiunonte si student lëvizjet myslimane të Boshnjakëve e deri në momentin e kryerjes së tradhëtisë dhe komplotit në BFI!
Shaqir Fetai, rrugës qenka takuar edhe me një profesor të nderuar e shumë të madh në Mbretërinë e Arabisë Saudite! Shumë mirë! Por, a është i ndërgjegjshëm Shaqir Fetai se kë ia ka nxjerrë përballë këtij profesori të nderuar? Me kë e ka takuar? Kush nga delegacioni dinte gjjuhën arabe për të komunikuar me këtë personalitet të respektuar në botën akademike arabe! I ç’nivelit akademik ishte delegacioni i tij! Po, ka plot me tituj dr. e mr., me tituj të blerë e të korruptuar, me tituj të nxjerrë nga shërbimet sekrete e pa kurrfarë peshe intelektuale. Një grup injorantësh, diletantësh e hipokritësh, shoqërues të kryerrencit, Shaqir Fetait, takohen me një akademik të padiskutueshëm? Është ky takim “mbresëlënës”, siç pretendon Shaqir Fetai, apo është një ofendim i pacipë që i bëhet akademikut arab!
Dhe në fund, shpaloset tërë ajo rrenë e Shaqir Fetait, përmes së cilës dëshionte që t’i japë peshë “zyrtare” vetes dhe sahanëlëpirësve të tij. Pasi e kryejnë tavafin lamtumirës, shprehen: “Bashkërisht gjatë plotë 10 ditëve formuam një ambient vëllazërore dhe harmoni të veçantë duke filluar nga Rijadi, Xhedda, Medina dhe në fund në Qa’ben e bekuar në Mekë, ku kryem Umren, atë për të cilën edhe u nisëm në këtë rrugë të shenjtë.”!
Vetëm shikoni se si shprehet Shaqir Fetai, si ta rrëqethë tërë trupin me “kapacitetin intelektual” të vetin që të iriton deri në çmendi! Shaqir Fetai paska “formuar ambient”! Ambienti bëhet, krijohet, nuk formohet o Shaqir gunkshi!
Pra, fundi i fjalisë dëshmon se ky grup injorantësh paska marrur rrugë për në vndet e shenjta vetëm për ta kryer Umren dhe jo se paska pasur qëllim apo axhendë të ngritur paraprakisht. Të gjithë komplotistët Shaqir Fetai i merr me vete, duke planifikuar që t’ua paguaj tërë aranzhmanin (me paratë nga buxheti që krijohetn ga fitri dhe zeqati i myslimanëve të vendit), madje ka planifikuar që t’u paguaj edhe mëditje për këto dhjetë ditë “aktivitet zyrtar”, vetëm sa për ta kryer Umren, sa për të veshur ihramin dhe për ta zhveshur atë, duke menduar se kësisoj, që të gjithë do të jenë të pastër si në çastin kur u lindën! Në këtë konstatim të shenjtë nuk duhet të dyshojë askush, por ama, çka nëse të njëjtit vazhdojnë për t’i bërë hizmet tradhëtisë, komplotit, vjedhjeve, rrenave, ngrëniës së vakëfit, shkatërrimit të mëtutjshëm të BFI-së? Apo, Shaqir Fetai edhe një herë ia ka mësyer që ta gënjejë Allahun e Gjithëdishëm, porse, kësaj radhe, në këtë rrenë dhe mëkat dëshiron që mos të jetë i vetmuar por të përfshijë një kastë të gjërë bashkëmendimtarësh në komplot e tradhëti. Zoti qafën ua theftë!
https://www.facebook.com/431725080239010/posts/4558872760857534/