Nisin bisedimet SHBA-Rusi në Gjenevë

Synohet të qetësohen tensionet mbi kufijtë me Ukrainën

Diplomatët e lartë të SHBA-së dhe Rusisë filluan bisedimet vendimtare këtë të  hënë mbi tensionet mes Kievit dhe Moskës nga frika e një konflikti të mundshëm.

Zëvendës Sekretarja e Shtetit e SHBA, Wendy Sherman dhe homologu i saj rus, Zëvendës Sekretari i Shtetit, Sergei Ryabkov, po drejtojnë këto bisedime që po mbahen në Gjenevë.

Dy diplomatët  janë takuar joformalisht në qytetin zviceran. Ryabkov i tha agjencisë së lajmeve Interfax se biseda ishte “profesionale” dhe “e vështirë”.

Kjo javë bisedimesh intensive do të pasohet nga takime me  zyrtarë rusë të cilët do të bisedojnë me ata të NATO-s dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim (OSBE) në Evropë.

Më herët Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken,  u shpreh se Shtetet e Bashkuara nuk presin ndonjë arritje në bisedimet e kësaj jave me Rusinë, të cilat janë të rëndësishme për të ardhmen e marrëdhënies mes dy vendeve.

Qeveria e Presidentit Vladimir Putin  këmbëngul që NATO nuk duhet t’i japë kurrë anëtarësimin Ukrainës, e cila po insiston të anëtarësohet.

Leave a Reply