Çekia rrezikon të izolohet nga BE    

Qeveria e re e Republikës Çeke rrezikon të izolohet nga Bashkimi Evropian. Dhe shkak për këtë është bërë mungesa e ministrave të cilët e zotërojnë dhe e flasin gjuhën angleze, e cila mbetet gjuha e punës për BE-në.

Ishte gazeta Hospodářské Noviny, e cila ngriti shqetësime për fenomenin dhe mënyrën se si “qeveria e Fialës do të përballojë kur vendi ta marrë presidencën e radhës së BE-së në korrik, një përgjegjësi që sfidon aftësinë e ministrave për të komunikuar me politikanët e huaj.

Gazeta ceke vuri në dukje se disa ministra nuk ishin të aftë të flisnin gjuhën angleze e nevojshme për të komunikuar me zyrtarë të lartë të BE-së. Vetëm pesë nga 18 ministrat  e kabinetit pranuan se zotëronin anglishten, por dhe kjo në një nivel jo shumë të mirë .

Kritikët vlerësojnë se mungesa e aftësive gjuhësore nuk do të mund të zëvendësohet me përkthyes e kjo sepse kontaktet  ballë për ballë në seancat joformale, ku përgjithësisht mungojnë përkthyes janë mjaft të rëndësishme.

Leave a Reply