Shaqir Fetai si proces i mykut, kalbjes, prishjes

Të gjithë ata që bashkëunojnë me spiunin, ndonëse nuk do ta gëzojnë epitetin spiun, ata megjithatë, ngelin bashkëpunëtorë të spiunit. Dhe, kur ky bashkëpunim ushtrohet me vullnet dhe me vetëdije të plotë, atëherë, piqen të gjitha kushtet për t’u quajtur “ushtarë të djallit”!Mallkim i madh do të rëndojë mbi ta

Shkruan Valbon Osmani

Trembëdhjetë myftilerë, me operativët e tyre, madje edhe operativa dhe anëtarët e tjerë të Rijasetit, që të gjithë, zhvilluan dhe realizuan një prej tradhëtive dhe komploteve të paregjistruar ndonjëherë në historikun e Bashkësisë Fetare Islame, komplot ky që do të ngelë vulë në fund të faqes së turpit të tyre.
“Myftiu” i Myftinisë së Shkupit – Qenan Ismaili,
“Myftiu” i Myftinisë së Tetovës – Qani Nesimi,
“Myftiu” i Muftinisë së Gostivarit – Shaqir Fetai,
“Myftiu” i Myftinisë së Kumanovës – Abedin Imeri,
“Myftiu” i Myftinisë së Dibrës – Reshat Kaçallniku,
“Myftiu” i Myftinisë së Kërçovës – Murat Hyseini,
“Myftiu” i Myftinisë së Strugës – Salim Sulejmani,
“Myftiu” i myftinisë së Ohrit – Samet Ajdari,
“Myftiu” i Myftinisë së Resnjës – Xhunejd Jashar,
“Myftiu” i Myftinisë së Manastirit – Amit Rasimoski,
“Myftiu” i Myftinisë së Shtipit – Nasir Rexhepi
“Myftiu” i Myftinisë së Velesit – Nejaz Murati,
“Myftiu” i Myftinisë së Prilepit – Shefket Imeri,
Pastaj, të ashtuquajturit “drejtorë të sektorëve”, nëpunës të ndryshëm, drejtorë të institucioneve të BFI-së, si:

– Ibrahim Idrizi,

– Shaban Sulejmani,

– Isral Jakupi,

– Qufli Osmani,

– Jusuf Zimeri,

– Rexhep Ziberi,

– Mustafa Dauti,

– Muhamer Veseli,

– Driton Dikena,

– Agron Vojnika,

– Selver Xhemaili,

– Ismet Ademi,

– Shaban Rahmani, si dhe disa anonimusë të tjerë – të gjithë këta individë, me emra e mbiemra – të gjithë këta që luteshin madje të shërbejnë edhe si shuall të këpucëve të ish-reisit të tyre, H. Sulejman Rexhepi; të gjithë këta kanë kontribuar në zhvillimin e tradhëtisë dhe të komplotit të finalizuar më 27 maj të vitit 2020, duke ia ngulur thikën pas shpine ish-reisul ulemasë, H. Sulejman ef. Rexhepit dhe, duke u bërë gati për t’u futur verbërisht në vallen mortore që do ta drejtojë në ekzekutim Shaqir Fetai, i përzgjedhuri i strukturave të caktuara të pushtetit maqedonas për t’u instaluar, si udbash me tapi, në krye të BFI-së!

Të gjithë këta, ëndërr jetike e kishin që të dalin në fotografi me reisin e tyre, H. Sulejman ef. Rexhepin dhe, për një kënaqësi të tillë të papërshkrueshme ishin në gjendje të presin edhe me orë të tëra, vetëm të sigurojnë një foto. Sot, të mjerët, ngaqë vuajnë nga ndërgjegja e tyre e papastër, i kanë fshirë të gjitha ato foto me H. Sulejman Rexhepin dhe, detyrohen që të manipuohen nga Shaqir Fetai dhe me të të kenë ndonjë fotografi të dhunshme!
Te gjithë këta, verbërisht pranuan që t’i shërbejnë djallit dhe të jenë protagonist të një tradhëtie dhe komploti të turpshëm! Të gjithë këta, dikush me detyrë, dikush të manipuluar, dikush të shantazhuar, e tradhëtuan njeriun, sepse kështu u erdhi urdhëri nga “lart”, nga dushmanët e shqiptarisë dhe të fesë islame. Meqë e hëngrën turpin me bukë, vendosën që deri në fund të jenë lojalistë ndaj asaj “dore” që po i përkundte në djepin e turpit, duke u premtuar rritë dhe zhvillim çfarë nuk e kishin imagjinuar ata!
Të supozojmë se askush nuk e kishte ditur se në shërbim të kujt po viheshin pasi ia nguln thikën me tradhëti e me komplot H. Sulejman ef. Rexhepit! Vetëm një Myfti, i ndjeri Murat ef. Hyseini, e kishte ditur fare mirë se cila lojë po luhet dhe për pjesëmarrjen e tij në atë lojë ishte penduar me shpirt. Ai disa ditë para vdekjes kishte pranuar që të ulet dhe të pranojë, (madje të incizohet) duke e rrëfyer tërë skenarin: si erdhi deri te tubimi, kush i tuboi, nga kush erdhi urdhëri, pas kujt ishin urdhëruar që të rreshtoheshin etj. etj.
Të gjithë u rreshtuan pas Shaqir Fetait, sepse, e kishin urdhër, e kishin shantazhë, e kishin kërcënim – kush nuk do ta përkrahë Shaqir Fetain do të “lakuriqësohet”! Po pse Shaqir Fetain? Kush po e shtynte këtë hipokrit, kush kishte vendosur që ta instalojë në krye të BFI-së këtë injorant? Shërbimet sekrete kishin caktuar njeriun e vet pas të cilit të gjithë shpiunçiçët duhej të rreshtoheshin. “Patriotët” duhej të rreshtoheshin pas “kuadrit partiak”!
Pra, “kuadri partiak” i cili kishte futur kokën në parti sa për t’i lyer flokët me ngjyra të patriotizmit, ndonëse dikur kishte qenë udbash me asht e me rrasht, duke hapëruar gjurmëve të të parëve të vet si dhe të pjesëtarëve të famijes së vet, tani e tutje do të jetë “reis” i myslimanëve të Maqedonisë së Veriut!
Nuk vonoi shumë dhe në sipërfaqe dolën të gjitha mutnat e tij: hipokrit i pashoq, tradhëtar profesionist, komplotist i përkryer, injorant deri në veshë, manipulator-mjeshtër, matrapaz unikal, abdall sa ta duash, ahmak deri në kupë të qiellit, spiun i regjur dhe madje edhe me tapi, i dokumentuar si bashkëpunëtor i UDB-së, nën pseudonimin ORAO, argat i oficerit të UDB-së, Stanko Dragoviqit!
Të gjitha këto cilësi të Shaqir Fetait tashmë i njohin dhe i dinë të gjithë bashkëpunëtorët e tij të apostrofuar më sipër! Pra, ata tashmë po e ndihmojnë spiunin, udbashin dhe jo “reisin”! Ata u luajtën dhe u tallën nga spiuni, Shaqir Fetai, të cilit, edhe më tej po i shërbejnë! Ata që i shërbejnë spiunit, ndonëse nuk mund të akuzohen si spiunë, megjithatë, nuk do t’i shpëtojnë epitetit “bashkëpunëtorë të spiunit”! Të jeshë bashkëpunëtor i spiunit do të thotë se janë pjekur të gjitha kushtet për të qenë “ushtar i djallit”! E tërë logjistika e kësaj “ushtrie” (hoxhallarët, teologët, profesorët, nxënësit, studentët) pa dyshim që do të jenë nën sqetullat e djallit!
Mbase edhe mund të falen dhe të amnistohen deri në momentin që nuk e kanë ditur, por ama, prej momentit që tashmë kjo dihet edhe zyrtarisht, nuk ka amnistim! Ka vetëm konstatim se, një strukturë e tërë, me vetëdije të plotë, me vullnet vetëmohues, pranojnë që të jenë në shërbim të djallit-spiunit të instaluar në krye të BFI-së nga struktura të caktuara politiko-shtetërore maqedonase, me të vetmin qëllim për ta etiketuar, për ta dëmtuar dhe për ta shkatërruar të vetmin Institucion fetar islam në vend – BASHKËSINË FETARE ISLAME në RMV!
Kujdes, keni të bëni punë me një hajn të përkryer, me një të poshtër që nuk i bëhet vonë nesër t’ju flijojë një nga një! Prishunia e tij le të zbërthehet edhe në variantin “më pak” të dhimbshëm: dihen se cilat kanë qenë aksionet financiare dhe të hyrat e Myftinisë së Gostivarit deri sa aty myfti ishte Shaqir Fetai! Ekzistojnë të arkivuar shifrat e të hyrave! As për së afërmi nuk mund të paraqiten si këto të sivjemë! Çka flet kjo, nëse jo për sabotimin e BFI-së nga ana e Shaqir Fetait! Çka flet kjo nëse jo për fshehjen e derdhjeve financiare që janë bërë në këtë Myftini e që kanë përfunduar në xhepat e Shaqir Fetait! Shaqir Fetai sa ka qenë Myfti e ka vjedhur BFI-në, i ka vjedhur gostivarasit, nuk i ka paraqitur financat e sakta në arkën qendrore. Për herë të parë, Gostivari i tejkalon të gjitha Myftinitë! Çka flet kjo? Cila është porosia e kësaj hajnie të Shaqir Fetait! Tashmë secila Myftini ka të drejtë që mos t’i derdhë të hyrat në kacën qendrore, por, t’i vjedhë ato, apo edhe t’i fshehë, meqë nuk është në krye të BFI-së!
Fundi i Shaqir Fetait do të jetë i trishtueshëm. Hiç më i mirë nuk do të jetë fundi edhe i bashkëpunëtorëve të tij të sotëm, të cilët, për një “pagë” pranojnë të kundrohen edhe si bashkëpunëtorë të udbashit. Avash-avash do të trashet spiunimi, ndërsa do të hiqet paga. Po si të hiqet etiketa “vegla të KGB-së”, meqë dora e Putinit tashmë ka prekur edhe supet e Shaqir Fetait!
Mos thuani se nuk ua kemi thënë!

Leave a Reply