Shaqiri: Më bindi historia e klubit, në Lyon për të kthyer klubin në majë

Xherdan Shaqiri është lojtari më i ri i Olympique Lyon dhe ditën e djeshme ai ka kryer vizitat mjekësore dhe ka bërë stërvitjen e parë, i distancuar nga pjesa tjetër e ekipit. Së fundmi, sulmuesi ka thënë edhe fjalët e para të Lyon.

“Mendoj se projekti është i rëndësishëm. Trajneri ishte gjithashtu themelor, ai më telefonoi dhe biseduam për shumë gjëra. Gjithashtu kisha mundësi të tjera, por kur diskutova dhe duke menduar historinë e klubit, vendosa për këtë.

Qëllimi është gjithmonë të përmirësohesh dhe të fitosh tituj dhe e njëjta gjë është edhe për mua. Jam këtu për të ndihmuar Lyon të shkëlqejë sërish. Klubi ka një histori të madhe, duhet të fitojë tituj dhe padyshim të jetë pjesë e Champions League, në nivelet më të larta”, u shpreh Shaqiri.

Leave a Reply