Ambasadat amerikane dhe britanike në Kabul u kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre që të largohen urgjentisht nga Afganistani.
Ambasadat amerikane dhe britanike në Kabul u kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre që të largohen urgjentisht nga Afganistani.
Qytetarët amerikanë dhe britanikë këshillohen të hipin në avionin e parë të mundshëm që largohet nga Afganistani duke përdorur të gjitha alternativat e fluturimeve ekzistuese, thanë misionet diplomatike.
Vendimi është i motivuar nga një rritje e kërcënimeve të sigurisë dhe një rënie në numrin e personelit të ambasadës amerikane në Afganistan, gjë që kufizon së tepërmi kapacitetet për të ndihmuar shtetasit amerikanë.
Ndërkaq edhe ambasada britanike u kërkoi shtetasve anglezë që ndodhen momentalisht në Kabul që të mos presin ndihmë në një periudhë të tillë krize dhe të largohen sa më shpejt që të jetë e mundur nga Afganistani.
Në njoftimin e saj Ambasada e paralajmëron personelin që të mos udhëtojë jashtë Kabulit.