Avionët izraelitë bombarduan Rripin e Gazës

Forcat Ajrore izraelite kryen sulme në pika të ndryshme të Rripit të Gazës.

Nuk ka informacione për humbje jetësh apo të plagosur si pasojë e sulmeve ajrore.

Thuhet se sulmet në fjalë janë kryer si përgjigje ndaj ‘balonave djegëse’, që siç pretendohet janë dërguar nga Gaza drejt Izraelit.

Sulmet e Izraelit ndaj Rripit të Gazës nën bllokadë kishin nisur më 10 maj dhe kishin përfunduar në orën 02.00 të datës 21 maj sipas marrëveshjes së arritur me Hamasin.

Si pasojë e sulmeve të Izraelit në Gaza kishin humbur jetën 254 palestinezë, përfshirë 66 fëmijë dhe 39 gra; ishin plagosur 1.948 njerëz dhe me mijëra godina ishin shkatërruar plotësisht ose ishin bërë të papërdorshme.

Leave a Reply