SHBA: Do nënshtetësinë amerikane?! Ja kushti për 1.8 milionë emigrantë të paligjshëm

Shtëpia e Bardhë do t’u japë shtetësinë amerikane rreth 2 milionë emigrantëve, por me një kusht. Ata duhet të kontribuojnë financiarisht për ndërtimin e murit me Meksikën. Kjo ide është hedhur nga prej ndihmësve të afërt të presidentit Trump, pak para negociatave me demokratët.

 

Ligji që prezantohet të hënën kërkon një vlerë financiare prej 25 miliardë dollarë, me të cilat do të ndërtohet muri i famshëm me Meksikën.

 

Demokratët e kundërshtojnë këtë nismë. Detajet në lidhje me të dolën dje gjatë një videokonference mes shefit të politikës në Shtëpinë e Bardhë, Stephen Miller, dhe ndihmësve republikanë në Kongres. Miller e përshkroi planin si “koncesion dramatik”. Ai parashikon që brenda një periudhe 10-12 vjeçare t’u jepet shtetësia amerikane rreth 1.8 milionë emigrantëve.

Rreth 700 mijë prej tyre llogaritet të jenë kategoria “Dreamers”, emigrantë që kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në SHBA kur kanë qenë minorenë dhe nuk u dëbuan falë programit të Obamës që njihet si DACA. 1.1 milionë të tjerë janë emigrantë që nuk aplikuar për këtë program, por preken nga kjo skemë.

Shtëpia e Bardhë gjithashtu parashikon mbylljen e dy iniciativave të kritikuara nga Trump. Ajo propozon reduktimin e emigracionit zinxhir, i cili u lejon rezidentëve në SHBA të marrin viza vetëm për bashkëshortët apo fëmijët, por jo për pjesëtarë të tjerë të familjes.

Shtëpia e Bardhë gjithashtu pritet të anulojë Lotarinë e Shumëllojshmërisë së Vizave, falë të cilës 50 mijë njerëz në vit, nga e gjithë bota dhe të përzgjedhur në mënyrë rastësore, përfitojnë Green Card-in amerikan.

Leave a Reply