“SHBA epiqendra e pandemisë”, mbi 20 mijë viktima nga COVID-19

Numri i personave të prekur nga Covid-19, në SHBA ka shkuar mbi 500,000.

Tashmë epiqendra e pandemisë është zhvendosur nga Evropa, në Shtetet e Bashkuara.

Numri i të vdekurve nga virusi deri të shtunën ka arritur në 18.700, një shifër kjo pak më i ulët sesa ajo e Italisë, ku deri tani regjistrohet numri më i madh i viktimave në botë. SHBA shënon 20 mijë e 64 viktima kurse Italia 19 mijë e 468 por Italia tashmë ka një trend shumë më të ulët.

Në Nju Jork epiqendra e pandemisë në SHBA, numri i vdekjeve u rrit me 777 duke e çuar totalin në më shumë se 7.800. Por zyrtarët e shtetit thanë që numri i pacientëve në pavionet e kujdesit intensiv ka pësuar rënie për herë të parë që nga mesi i mujait marsit dhe po kështu edhe numri i atyre që shtrohen në spitale.

Nju Jorku regjistroi 290 pacientë të rinj brenda një dite të vetme, krahasuar me rritjen e përditshme prej më shumë se 1 mijë javën e kaluar.

Leave a Reply