SHBA, forcat ajrore në alarm/ I panjohuri hyn në bazën presidenciale

Forcat ajrore amerikane do të kryejnë një rishikim global të sigurisë së tyre pasi një person i panjohur arriti të hynte në bazën që strehon avionin presidencial, Air Force One.

Burri i paarmatosur jo vetëm hyri në bazën e ndodhur në Maryland, por u ngjit dhe në një avion C-40, pjesë e flotës së përdorur nga krerët e qeverisë.

Të gjithë po e marrin shumë seriozisht këtë incident”, deklaroi zëdhënësi i departamentit të mbrojtjes John Kirby. Nuk ka asnjë të dhënë që të tregojë se personi në fjalë është i lidhur me ndonjë grup ekstremist. Sipas një deklarate të forcave ajrore, ai është arrestuar nga rojet e sigurisë së bazës në fjalë. Nga episodi nuk ka pasur asnjë të lënduar.

Baza “Joind Andrews Base” ndodhet rreth 24 km nga Shtëpia e Bardhë në Washington DC dhe përdoret shpesh nga presidenti, zëvendës presidenti dhe udhëheqës të tjerë të lartë të SHBA-së. Hetimin mbi ngjarjen e pazakontë do ta marrë në dorë vetë Inspektori i përgjithshëm i Forcave Ajrore, ndërsa do të ketë një rishikim të procedurave të sigurisë në bazat e forcave ajrore amerikanë në mbarë botën.

Ngjarja vjen gati një muaj pas trazirave të 6 janarit, kur një turmë mbështetësish të Donald Trump mësynë ndërtesën e Kongresit, duke detyruar edhe aty ashpërsimin e protokolleve te sigurisë.

Leave a Reply