SHBA-ja i vuri veton një projektrezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bënte thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm, të pakushtëzuar dhe të përhershëm” në Rripin e Gazës.
Në draftrezolutë u shpreh “shqetësim i thellë për situatën katastrofike humanitare, përfshirë rrezikun e urisë”, dhe u kujtuan detyrimet e të gjitha palëve për t’iu përmbajtur ligjit ndërkombëtar humanitar dhe të të drejtave të njeriut.
Projektrezoluta u propozua nga Sllovenia në emër të dhjetë anëtarëve të zgjedhur të Këshillit të Sigurimit – Algjeria, Danimarka, Greqia, Guajana, Panamaja, Pakistani, Republika e Koresë, Sierra Leone, Somalia dhe Sllovenia – dhe mori 14 vota.
Përfaqësuesjs e SHBS-së Shes, tha: “Çdo produkt që minon sigurinë e aleatit tonë të ngushtë, Izraelit, është projekt i pavlefshëm”. Ajo pohoi edhe një herë se “Izraeli ka të drejtë të mbrohet” dhe pretendoi se “është e paarsyeshme që OKB-ja ende nuk e ka etiketuar dhe sanksionuar Hamasin si organizatë terroriste”.