ShBA-ja s’tërhiqet nga kushti i Asociacionit për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien, ka folur për mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

O’Brien e përmendi progresin e Kosovës me zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit, për të cilën tha se ka marrë shumë kohë, teksa nuk u tërhoq nga kushti për zbatimin e Asociacionit.

“Kosova ka nevojë të ecë përpara me Asociacionin përpara mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Normalisht, me e mbështesim Kosovën në rrugën e saj përpara”, tha O’Brien.

Po ashtu, emisari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ditë më parë ka thënë se Kosova është kushtëzuar me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe për anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

Leave a Reply