SHBA kërkon dialog reciprok me Rusinë

Ultimatumeve të Rusisë për tërheqjen e NATO-s nga vendet përreth, Uashingtoni u përgjigj duke shprehur gatishmërinë për dialog. Të hënën, Këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, i tha homologut rus se administrata Biden është gati të përfshihet menjëherë veprime diplomatike në disa kanale, duke përshirë edhe bisedimet dypalëshe.

Sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë, Sullivani i tha homologut Yuriy Ushakov, këshilltarit për politikën e Jashtme të presidentit Vladimir Putin, se çdo “dialog duhet të bazohet mbi reciprocitet dhe të adresojë çdo shqetësim tonin për veprimet e Rusisë.”

Moska, e cila ka nervozuar Perëndimin me mobilizim masiv trupash në kufijtë e Ukrainës, parashtroi javën e kaluar një listë kërkesash për çështjet e sigurisë që dëshiron të negociojë, duke përfshirë zotimin se NATO-ja do të heqë dorë nga çdo aktivitet ushtarak në Europën Lindore dhe Ukrainë.

Dhe në sfondin e kërcënimeve të Rusisë, vendet e aleancës së sigurisë “Trekëndëshi i ‘Lublin” ku bën pjesë Polonia, Lituania dhe Ukraina shprehën mbështetjen për Ukrainën. Në këtë takim mori pjesë presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyi cili tha se vendi i tij do të kërkojë të bëhet një vend anëtar i NATO-s.

Në takim, Polonia dhe Lituania shprehën mbështetje për masat parandaluese kundër Rusisë.

Presidenti polak Andrzej Duda tha se Perëndimi duhet t’i kërkojë Rusisë të tërhiqet menjëherë dhe të marrë masa parandaluese në mbrojtje të Ukrainës pavarësisht përforcimeve ushtarake të Moskës. Udhëheqësit denoncuan integrimin ushtarak të Bjellorusisë dhe Rusisë dhe kërkuan vazhdimin e zgjerimit të NATO-s drejt Lindjes.

Leave a Reply