SHBA paralajmëron Kinën: Nëse sulmohet Tajvani, do ndërhyjmë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbrojnë Tajvanin në rast se sulmohet nga Kina. Deklarata është bërë nga presidenti amerikan, Joe Biden, i cili gjatë vizitës në Japoni akuzoi Pekinin zyrtar se po “flirton” me rrezikun pas aktiviteteve ushtarake në rajon.

JOE BIDEN

PRESIDENT, SHBA

“Kina tashmë po flirton me rrezikun duke fluturuar kaq afër, duke marrë parasysh dhe të gjitha manovrat që ata po ndërmarrin. Por Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara, ne kemi marrë një angazhim, ne mbështesim politikën e një Kine, ne mbështesim gjithçka që kemi bërë në të kaluarën, por kjo nuk do të thotë se Kina ka juridiksion të hyjë dhe të përdorë forcën për të pushtuar Tajvanin. Thjesht nuk do të ishte e përshtatshme , do të zhvendoste të gjithë rajonin dhe do të ishte një veprim tjetër i ngjashëm me atë që ndodhi në Ukrainë.”

Të njëjtin mesazh dha edhe kryeministri japonez, Fumio Kishida.

FUMIO KISHIDA

KRYEMINISTER, JAPONI

“Ne do të monitorojnë aktivitetet e fundit të marinës kineze, si dhe lëvizjet në stërvitjet e përbashkëta të Kinës dhe Rusisë. Ne kundërshtojmë fuqishëm përpjekjet për të ndryshuar status quo-në me forcë në Detin e Kinës Lindore dhe Detin e Kinës Jugore.

Në javët e fundit, Pekini ka dërguar dhjetëra avionë luftarakë në Zonën Ajrore të Tajvanit. Udhëheqësi kinez Xi Jinping ka thënë se “ribashkimi” i Kinës dhe Tajvanit është i pashmangshëm, ndërsa nuk përjashtoi përdorimin e forcës.

Tajvani shtrihet më pak se 177 kilometra nga brigjet e Kinës. SHBA ofron armë mbrojtëse për Tajvanin, megjithatë nuk e ka njohur kurrë si të pavarur .

Leave a Reply